Sport

Në Argjentinë provokojnë brazilianët: "Pelé? Vdiq i treti më i mirë në histori"…

Një kanal i njohur lajmesh e ka njoftuar kështu vdekjen e kampionit brazilian

30 Dhjetor 2022, 15:15 Nga DOSJA

Në Argjentinë provokojnë brazilianët: "Pelé?

ARGJENTINE - Maradona është më i mirë se Pele. Napolitanët e kënduan në stadium dhe për këtë janë bindur prej disa kohësh, ndërkohë që argjentinasit tani po diskutojnë nëse titulli i lojtarit më të mirë në historinë e futbollit i përket Diegos apo Lionel Messit, i cili solli në shtëpi trofeun e tretë të Kupës së Botës. 

Në vendin e tangos 'O Rei' nuk ka qenë kurrë në garë për skeptrin, aq sa një nga kanalet e lajmeve argjentinase të njohura për stilin e tyre të titujve të pandershëm. Cronica TV, shkroi dje: "Adios Pelé, ka vdekur lojtari i tretë më i mirë në histori”. 

Por Claudio Tapia, presidenti i Federatës Argjentinase të Futbollit (AFA), ka përfunduar gjithashtu në qendër të kritikave të brazilianëve, pasi e ka përcaktuar Pelen si "një nga lojtarët më të mirë në histori" dhe jo më të mirin në histori. Një shenjë kjo se Maradona, Di Stefano dhe tani edhe Messi, janë të barabartë nëse jo superior ndaj “O Rei”. Ndaj nuk kanë munguar një sërë ofendimesh dhe komentesh indinjate, shenjë e një rivaliteti mes dy popujve që nuk do të marrë fund kurrë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll