Sport

Franca, pas asamblesë më 7 janar, do të ‘flasë’ për të ardhmen e Deschamps...

Asambleja e ardhshme e Federatës Franceze të Futbollit (FFF) do të mbahet më 7 janar në Paris, në një takim, gjatë të cilit mund të vendoset vazhdimi i Didier Deschamps, si trajner i kombëtares franceze.

30 Dhjetor 2022, 15:34 Nga DOSJA

Franca, pas asamblesë më 7 janar, do të ‘flasë’

FRANCE - Sipas një njoftimi për shtyp të publikuar të premten nga FFF, se asambleja e ardhshme e Federatës Franceze të Futbollit (FFF) do të mbahet më 7 janar, në një hotel në lagjen e 17-të të Parisit, ku do të marrin pjesë në veçanti, “anëtarët e komitetit ekzekutiv të FFF-së, drejtues ekzekutivë të Ligës Amatore të Futbollit, presidentëve të Ligave, Distrikteve, klubeve të Ligue 1 dhe Ligue 2.

Nëse në axhendë nuk përmendet konkretisht e ardhmja e Deschamps në krye të “Bluve”, duke evokuar më tepër "aktivitetin dhe raportin financiar të sezonit të FFF, 2021-2022 dhe modifikimet e teksteve federale", gjatë kësaj asambleje federale presidenti i FFF-së, Noël Le Graët duhet të shpallë edhe vendimin e Deschamps për të ardhmen e tij dhe ta vërtetojë atë.

Të enjten, të dy burrat u takuan në Guingamp, sipas disa mediave, për të diskutuar të ardhmen e Deschamps, i cili mund të zgjasë kontratën e tij deri në Euro 2024. I kontaktuar nga AFP, Le Graët nuk e kishte konfirmuar, duke shtuar se ai “nuk do të komentonte”.

Fituesi i Kupës së Botës 2018 në Rusi dhe finalisti i Kupës së Botës 2022 në Katar, Deschamps ka ruajtur të gjitha raportet me Le Graët dhe pasioni i tij për këtë pozicion duket i paprekur. Në pankinën e “bluve” për dhjetë vjet, tekniku bask, do të synonte Euron e radhës në Gjermani, i vetmi titull që i mungon në karrierën e tij si trajner.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll