Sport

NASA e nderon mitikun Pele, me një foto të një galaktike, që mban ngjyrat e Brazilit

Shkencëtarët astronomë kanë gjetur një mënyrë të veçantë për të nderuar kujtimin e futbollistit legjendar Pele.

30 Dhjetor 2022, 14:53 Nga DOSJA

NASA e nderon mitikun Pele, me një foto të një galaktike, që

SHBA - Mbrëmjen e djeshme, legjenda braziliane e futbollit botëror, lojtari më i mirë në histori, i ashquajturi Pele, ndërroi jetë në moshën 82-vjeçare, pas një sëmundje të pashërueshme në një spital të Sao Paolos.

“O Rei”, emri të cilit është Edson Arantes do Nascimento, ka shënuar një rekord botëror prej 1.281 golash në 1.363 ndeshje gjatë karrierës së tij 21-vjeçare. Ai ka bërë edhe 77 gola në 92 ndeshje për kombëtaren e Brazilit, si dhe ka fituar tri here Kupën e Botës, duke ngritur trofeun e artë më 1958, 1962 dhe 1970.

Ndërmjet ngushëllimeve, nuk ka munguar as ai i agjensisë hapësinore, NASA. Shkencëtarët astronomë kanë gjetur një mënyrë të veçantë për të nderuar kujtimin e futbollistit legjendar Pele. Ata ka postuar një foto të një galaktike në Twitter, e cila mban ngjyrat e Brazilit, të verdhë dhe blu.

Në postimin e NASA-s publikuar në Twitter, thuhet: “Ne nderojmë ndarjen nga jeta të legjendarit Pele, i njohur për shumë si Mbreti i ‘lojës së bukur’. Ky imazh tregon një galaktikë spirale në yjësinë Skulptor, e paraqitur me ngjyrat e Brazilit”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll