Sport

Pele, trashëgimi milioneri: ai lë pas një pasuri që vlerësohet mbi 100 mln. dollarë…

Pavarësisht se ishte futbollisti më i paguar kur ishte në fushë me Santos dhe Cosmos të Nju Jorkut, Pele arriti të grumbullonte një pasuri ekonomike veçanërisht pasi pushoi së luajturi.

30 Dhjetor 2022, 14:33 Nga DOSJA
Pele, trashëgimi milioneri: ai lë pas një pasuri që

BRAZIL - Pas vdekjes së Pelé, u bënë edhe llogaritë në xhepin e "O Rei", duke hartuar një bilanc fillestar, se cilat duhet të jenë asetet e grumbulluara nga legjenda braziliane  gjatë dhe pas karrierës së tij si futbollist. Një trashëgimi e pasur, përafërsisht e vlerësuar në pak më shumë se njëqind milionë dollarë, kryesisht rezultat i fitimeve të legjendës së futbollit botëror pas pensionimit të tij nëpërmjet sponsorizimeve, pjesëmarrjeve në evente dhe investimeve. 

Pavarësisht se ishte futbollisti më i paguar kur ishte në fushë me Santos dhe Cosmos të Nju Jorkut, Pele arriti të grumbullonte një pasuri ekonomike veçanërisht pasi pushoi së luajturi. Sipas portalit "Celebrity Net Worth", vlera neto e yllit brazilian i kalon njëqind milionë dollarët. 

Që në fillim, “O Rei” ka zgjedhur të investojë kursimet e tij në sektorin e pasurive të paluajtshme. Marrëveshja e tij më e madhe ishte blerja prej 100.000 dollarësh e një rezidence madhështore në Hamptons, Nju Jork, e cila më pas në vitin 2008 arriti ta rishesë për gati dhjetë milionë euro, duke realizuar një fitim të madh kapitali.

Por një pjesë të madhe të fitimeve Pelé e ka grumbulluar me reklama, duke e rishitur imazhin e tij tek ofertuesi më i lartë. "Unë nuk u pasurova me futbollin, siç bëjnë lojtarët e sotëm, - tha ai në disa intervista. - Kam fituar para me reklama kur ndalova së luajturi, por kurrë nuk kam dashur të reklamoj duhanin, alkoolin, politikën, apo fenë". 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll