Sport

Shkatërroi talentin që trashëgoi nga i ati dhe përfundoi në burg, Pele-s i vinte turp për të gjitha aferat e djalit Edinjo

Djali i tij, Edinjo është dënuar me burg nëntë vite më parë për shkak se ka ndihmuar tregtarët e drogës dhe ka pastruar paratë e fituara nga droga.

30 Dhjetor 2022, 12:02 Nga k.m.
Shkatërroi talentin që trashëgoi nga i ati dhe përfundoi
Edinjo dhe Pele

BRAZIL- Një nga shtatë fëmijët e Pele i ka shkaktuar shumë shqetësime babait të tij të famshëm. Djali i tij, Edinjo është dënuar me burg nëntë vite më parë për shkak se ka ndihmuar tregtarët e drogës dhe ka pastruar paratë e fituara nga droga.

Ish-portieri brazilian është djali i Peles nga martesa e tij e parë dhe u arrestua për herë të parë në vitin 2005 për trafik droge. Dikur Edinjo ishte një portier shumë i talentuar, por në fund doli që asgjë nuk do të dilte nga ai talent pasi mori rrugë të tjera. Pele nuk foli shumë për lidhjen e djalit të tij Pele në publik, por në bazë të sjelljes duke se i vinte turp për gjithçka.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Edson C. Nascimento{Edinho} (@01edinho)

Megjithatë, pasi Pele u sëmur, djali i tij e mbështeti deri në momentin e fundit. Në rrjetet sociale shihet se Edinjo është shumë krenar që është djali i Peles. Tre herë kampioni i botës me Brazilin vdiq në moshën 83-vjeçare pas një beteje të gjatë me kancerin e zorrës së trashë.

Pele luajti për Santos nga 1956 deri në 1974, dhe më pas kaloi 2 vjet në Neë York Cosmos.

edinjo pele

Sondazh

Poll