Sport

Nuk do të ketë votim! Busquets, Sergi Roberto dhe Alba, kapitenë deri në qershor

Pavarësisht se stafi stërvitor vlerësoi mundësinë e votimit për zëvendësimin e Piqué, pas rikthimit të të gjithë lojtarëve nga Botërori, asgjë nuk do të vendoset përfundimisht deri në parasezonin e ardhshëm.

30 Dhjetor 2022, 09:38 Nga DOSJA

 

Nuk do të ketë votim! Busquets, Sergi Roberto dhe Alba, kapitenë

SPANJE - Me daljen në pension të Gerard Piqué nëntorin e kaluar, që përkoi me fillimin e pushimeve për shkak të Kupës së Botës në Katar, qendërmbrojtësi jo vetëm që la një vend në qendër të mbrojtjes në skuadër, por edhe një vend bosh si kapiteni i tretë që ishte.

Pavarësisht se stafi stërvitor shqyrtoi opsionin, që skuadra të zgjidhte një zëvendësues për Piqué si kapiteni, pasi të gjithë ndërkombëtarët të kthehen nga Botërori i Katarit, më në fund ka pasur një ndryshim planesh. 

Sergio Busquets, Sergi Roberto dhe Jordi Alba, përkatësisht kapiteni i parë, i dytë dhe i tretë aktual, do të mbeten përfaqësuesit e vetëm të ekipit që do të mbajnë shiritin deri në qershorin e ardhshëm.

Rrjedhimisht, dhe duke marrë parasysh se dy nga kapitenët aktualë (Busquets dhe Sergi Roberto) i japin fund kontratës në qershor, pavarësisht se Xavi është në favor të vazhdimit të të dyve, skuadra nuk do të zgjedhë kapitenin e katërt deri në para sezonit të ardhshëm.

Në shumicën e rasteve, katër kapitenët e ekipit janë përcaktuar nga lojtarët që kishin qenë karrierë më gjatë me ekipin. Nëse kjo normë ruhet për kursin e ardhshëm dhe trajnerët dhe lojtarët e vërtetojnë atë, ai që ka të gjithë numrat për të zënë vendin që Pique la të lirë do të jetë Marc ter Stegen. 

Portieri gjerman, i cili tani vepron si kapiten pa shirit, nuk e ka fshehur në intervistën për MD të publikuar dje, se “të mbash shiritin në krah është super e veçantë dhe herët që kam mundur ta bëj këtë, e kam mbajtur me shumë krenari,”- ka komentuar ai.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 30 Dhjetor 2022, 06:31

Lamtumira e Lionel Messit për Pelen…

ARGJENTINE - Me një mesazh modest, Lionel Messi i ka dhënë lamtumirën Peles, i cili u nda nga jeta të enjten. “Pu...