Sport

Dyshime për modelen e tenisit Camila Giorgi, ka patur certifikatë false vaksinimi!

Sipas informacioneve të “La Repubblica”, policia tashmë ka nisur hetimet. Shoqata italiane e tenisit u informua gjithashtu për procesin. Megjithatë, deri më tani nuk ka pasur asnjë koment. Edhe Giorgi hesht për akuzat.

30 Dhjetor 2022, 09:57 Nga DOSJA

 

Dyshime për modelen e tenisit Camila Giorgi, ka patur certifikatë

ITALI - Bujë e madhe për Camila Giorgi (31)! Tenistja italiane thuhet se ka mashtruar për statusin e saj të vaksinimit kundër koronës. Kështu bën të ditur gazeta “Giornale di Vicenza”. Giorgi dyshohet se ka porositur një certifikatë false vaksinimi nga dy mjekë të arrestuar.

Sipas informacioneve të “La Repubblica”, policia tashmë ka nisur hetimet. Shoqata italiane e tenisit u informua gjithashtu për procesin, tha ajo. Megjithatë, deri më tani nuk ka pasur asnjë koment. Edhe Giorgi hesht për akuzat.

A udhëtoi Giorgi nëpër botën me një certifikatë false? Italiania kishte marrë pjesë në të katër turnet e Grand Slam-it këtë vit, gjë e cila ishte e mundur vetëm me një certifikatë të vlefshme vaksinimi. Pa një vaksinim kundër Covid, dera u mbyll për profesionistët e tenisit në Australian Open dhe US Open. Nuk kishte përjashtime, as për mega yjet si Novak Gjokovic (35). Serbi i pavaksinuar nuk u lejua të garonte në Melburn dhe Nju Jork.

Nëse vërtetohen akuzat për numrin 66 në renditjen botërore, do të ishte një tërmet i vërtetë në botën e tenisit. Në US Open, që nuk duhej të luante pa vaksinuar, Giorgi dështoi në raundin e dytë. Që atëherë ajo është dëmtuar zyrtarisht dhe, për kënaqësinë e fansave të saj, ndjek pasionin e saj të dytë, përveç lojës së tenisit: modelingun.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ???? ???????????????????????? ???????????????????????? ???? (@camila_giorgi_official)

Në Instagram, bukuroshja e tenisit (renditja më e mirë në WTA e 26-ta) ka pothuajse 650.000 abonentë. Këtu Giorgi shfaqet si një influencuese mode, me të brendshme seksi, me bikini, apo duke bërë stërvitje fitnesi. “Moda ka qenë gjithmonë pasioni im më i madh”,- ka pranuar dikur Giorgi për “Corriere dello Sport”. “Më duhet të them se më pëlqen shumë sporti, por preferoj botën e modës. Unë kam qenë e fiksuar pas kësaj që kur kam qenë e vogël”.

Duket se ajo mund ta përballojë mjaft mirë një fund të mundshëm të karrierës së saj tenisi...

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll