Politike

Meta takohet me përfaqësues të Venecias: Nëse do ishin respektuar rekomandimet e tyre, s’do ishim në këtë situatë

10 Shtator 2019, 12:12 Nga DOSJA
Meta takohet me përfaqësues të Venecias: Nëse do ishin

TIRANË- Presidenti Ilir Meta është takuar me përfaqësues të Komisionit të Venecias. Përmes një postimi në Twitter, Meta shprehet se nëse do të do ishin respektuar rekomandimet e tyre, Shqipëria nuk do të ishte në këtë situatë.

Kënaqësi të prisja sot një përfaqësi të #KomisionitTëVenecias. Nëse do ishin respektuar #rekomandimet e tyre në të kaluarën, #Shqipëria kurrë nuk do të ishte në këtë situatë”, shkruan Meta.

Ndërkohë, më herët, delegacioni i Venecias e nisi ditën me takimin e ish-deputetëve Oerd Bylykbashi dhe Klajda Gjosha, e më pas me kreun e Grupit Parlamentar socialist, Taulant Balla dhe kreun e Kuvendit, Gramoz Ruci.

Presidenti Ilir Meta dha llogari dje për mbi 2 orë në Komisionin Hetimor në Kryesinë e Kuvendit. Meta arsyetoi se i anuloi zgjedhjet pasi kishte informacione se Kuvendi do të digjej më 8 qershor. Një arsye tjetër e tij ishte edhe se shqiptarët nuk kishin të drejtën e zgjedhjeve pasi kishte vetëm nga një kandidat në garë.Socialistët u panë të ç’tensionuar në bisedën e tyre me kreun e shtetit. Nuk munguan edhe falënderimet e njëpasnjëshme të Ulsi Manjës për presidentin.Vetë demokratët deklaruan për Dosja.al se nuk kanë qenë në dijeni informacionit për djegien e Kuvendit.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ilir meta ps shkarkon metën venecia ne tirane ilir meta ps shkarkon metën venecia ne tirane

Sondazh

Poll