Politike

Zbardhet takimi i Gjiknurit me ambasadorin gjerman, “urdhri” i Zingraf: Mos humbni kohë me reformën zgjedhore

10 Shtator 2019, 10:04 Nga DOSJA
Zbardhet takimi i Gjiknurit me ambasadorin gjerman, “urdhri” i

Tiranë- Top Channel ka mësuar se ambasadori i ri gjerman në Tiranë ka kërkuar mos të humbet kohë me reformën zgjedhore.

Gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu ka mësuar se ambasadori gjerman, Peter Zingraf është takuar sot me bashkëkryetarin e Komisionit të Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri. Mësohet se interesimi ambasadorit lidhej me marrjen e informacionin se në çfarë faze është ky komsion dhe problematikat që ka.

Burime i thanë Top Channel se ambasadori është shprehur se kjo reformë duhet të jetë prioritet absolut për të gjithë klasën politike shqiptare.

Në ditët në vijim Damian Gjiknuri pritet të thërrasë një tryezë konsultative me të gjithë spektrin politik shqiptarë për të avancuar me këtë reformë.

Marrë nga Top Channel

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike damian gjiknuri peter zingraf reforma zgjedhore damian gjiknuri peter zingraf reforma zgjedhore

Sondazh

Poll