Politike

Pas akuzave, Mark Babani: Kam hall se kam harxhuar shumë para në udhëtime, jeta ime dihet në 3 minuta

10 Shtator 2019, 10:19 Nga DOSJA
Pas akuzave, Mark Babani: Kam hall se kam harxhuar shumë para në

Tiranë- Kryebashkiaku i Vaut të Dejës, Mark Babani ka folur pas akuzave të Partisë Demokratike, se ka fshehur dënimet në Itali dhe Maqedoni e Veriut. Babani thotë se është një qytetar model, dhe se nuk është arrestuar kurrë, dhe as është ndaluar në jetën e tij.

Ai ka theksuar se jeta e tij dihet në 3 minuta dhe se të vetmin hall ka paratë e shumta që ka harxhuar nëpër udhëtime.

“Jeta ime dihet në tre minuta. Kam bërë dy punë si shqiptar. Ata e dimë jetën time. Halli më i madh i imi është udhëtimet që kam bërë nëpër Europë, se kam harxhuar shumë para. Kam shumë biznese jashtë, unë jam çdo minutë në kontakt me jashtë. Unë jam më shumë jashtë sesa brenda vendit. Përsa i përket lajmit nuk e di se çfarë thonë ata, ky është një turp.”, është shprehur Babani.

Ditën e sotme, Partia Demokratike denoncoi Mark Babanin, si të dënuar në Itali dhe Maqedoni e Veriut. Gazmend Bardhi, i dërgoi një shkresë prokurorisë ku kërkon të verifikohet figura e Babanit, pasi sipas PD, ka shkelur ligjin e dekriminalizimit, duke fshehur dënimet e marra gjatë viteve ’94-2003.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike akuzat e pd per mark babanin denimi i mark babanit akuzat e pd per mark babanin denimi i mark babanit

Sondazh

Poll