Politike

“Luftuam në Beograd,na vinit nga mbrapa”, Andi Lila-Cakajt: Na hoqe pasaportat diplomatike pa shpjegim

10 Shtator 2019, 05:35 Nga DOSJA
“Luftuam në Beograd,na vinit nga mbrapa”, Andi Lila-Cakajt: Na

Tiranë- Futbollisti i Kombëtares dhe njëkohësisht kryetari i Sindikatës së Futbollistëve, Andi Lila ka deklaruar në emisionin “Procesi Sportiv”,  ministri i Jashtëm në detyrë Gent Cakaj, u ka hequr pasaportat diplomatike futbollistëve,  të cilët ishin pjesë në Europian, që u dekoruan në vitin 2016.

Lila shprehet se për këtë akt, ministri nuk u ka dhënë as edhe një motivacion.

“Kur shkuam në Europian 2016, të gjithë e kishin vëmendjen te ne, por më pas, kjo iku si me sustë. Dua të them dhe diçka. Në atë kohë, kryeministri Rama na dekoroi me pasaporta diplomatike, duke na treguar si ambasadorët më të mirë të Shqipërisë në Botë. Ministri i ri që vjen, që për koincidencë është edhe nga Kosova, na heq këto pasaporta diplomatike. Na dekoruan, dhe më pas na çdekuruan. Kur futbollistët shqiptarë luftonin në Beograd për flamurin shqiptar, dhe bënin jehonë, të gjithë na vinin nga mbrapa. Tani, ne duam një motivim, nuk na ka thënë asnjë fjalë”, deklaroi Andi Lila.

Pak muaj më parë ministri Gent Cakaj bllokoi 350 pasaporta diplomatike dhe deklaroi se ato do të jenë të pavlefshme derisa të hartohet ligji ri. Cakaj sqaroi se do të bëhet një ligj i ri dhe do të përzgjidhen sërish personat që do të përfitojnë këtë pasaportë dhe kjo nismë po merret pasi duhet t’i kthehet identiteti asaj.(lexo këtu)

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike andi lila gent cakaj pasaportat diplomatike andi lila gent cakaj pasaportat diplomatike

Sondazh

Poll