Politike

E fortë/ Ish-kryepolici mbron Tahirin: Akuzat e prokurorisë, të montuara keq! I pafajshëm!

10 Shtator 2019, 11:41 Nga DOSJA
E fortë/ Ish-kryepolici mbron Tahirin: Akuzat e prokurorisë, të

Tiranë- Ditën e sotme Prokuroria ka kërkuar 12 vite burg për ish-ministrin e Brendshëm,  Saimir Tahirin. Kjo pretencë me  “gjykim të shkurtuar”, ulet në 8 vite burg. Për seancën e sotme dhe hetimet ndaj Tahirit ka reaguar edhe ish-kreu i Policisë Mit’hat Havari, i cili është shprehur se ish-ministri është i pafajshëm. 

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri akuzohet për trafik droge në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Ai akuzohet se ka kryer veprat penale ‘Trafikimi i narkotikëve’, në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, ‘Grup i strukturuar kriminal’ dhe ‘Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal’ parashikuara nga nenet 283/a/1, 28/4/ dhe 333/a/2 të Kodit Penal.

Në maj të vitit 2018 Tahiri dorëzoi dhe mandatin e deputetit dhe u vu në dispozicion të drejtësisë. Pas kësaj organi i akuzës kërkoi sërish arrestimin e tij, por Gjykata vendosi që ta linte vetëm në masën “arrest shtëpie”. Prokuroria ka kërkuar disa herë arrestimin e tij, por Gjykata nuk ka pranuar pasi nuk ka qenë e bindur nga provat e dorëzuara.

(J.V/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike gjykata e krimeve te renda mit'hat havari saimir tahiri gjykata e krimeve te renda mit'hat havari saimir tahiri

Sondazh

Poll