Politike

Dënimet dhe tri identitetet/ Babani: S’kam ndërruar emër, akuza politike, jam njeriu më transparent në botë

10 Shtator 2019, 09:31 Nga DOSJA
Dënimet dhe tri identitetet/ Babani: S’kam ndërruar emër,

TIRANË- Kryebashkiaku i Vaut të Dejës, Mark Babani flet për Dosja.al pas akuzave të Partisë Demokratike, se ka fshehur dënimet në Itali dhe Maqedoni e Veriut. Babani thotë se është një qytetar model, dhe se nuk është arrestuar kurrë, dhe as është ndaluar në jetën e tij.

Kryebashkiaku i Vaut të Dejës, thotë se ndryshimi i ditëlindjes është për shkak se ka lindur më 24 dhjetor 1966, por është regjistruar më 8 janar 1967. Ndryshimin e mbiemrit, ai e arsyetoi me faktin se fisi i tij, ka patur mbiemrin “Babaj”, dhe në vitin 1994 e ka kthyer në “Babani”.

Prononcimi i plotë i Mark Babanit:

Mark Babani: Unë nuk kam fshehur asnjë identiteti në jetën time. S’kam qenë kurrë i dënuar në jetën time. Kam luftuar që të bëj vendin krenar. Në Itali kam punuar në një fabrikë peshku. Kam marrë titullin “Hero i Ballkanit. Fati na çoi në Siçili dhe kam filluar punë në një fabrikë peshku nga viti 1991-1994. Pastaj kam filluar punë deri në vitin 1995. Me këtë firmën kam bashkëpunuar për të krijuar “Mar Adriatik”. Asnjëherë nuk e kam ndërruar emrin, idenditetin apo gjë 24 dhjetor 1966. Por jam regjistruar më 8 janar 1967. Ne e kemi mbiemrin Babaj dhe nga ’94 e kemi kthyer në Babani. Nuk kam pas më asnjë lloj ndryshimi. Kam pasur permeso di soggioro deri në vitin 2003 dhe atëherë e dogja. Më pas filluan vizat dhe kam hyrë e kam dalë në Itali dhe në të tërë Europën.

Dënimi në Maqedoni?

Kam qënë katër herë. Kam qënë për punët e mia. Isha vjet se kisha ftesë nga ministria pasi kisha mungesë punëtorësh. Të gjitha janë trillime.

Pse vijnë këto akuza nga PD?

Nuk janë akuza kundër meje, ata thjeshtë e bëjnë për elektoratin e vetë. Ata e dinë shumë mirë që figura ime është e pastër.

Verifikimi në prokurori?

S’kam çfarë deklaroj. Jam personi më transparent që mund të ketë parë bota.

Ditën e sotme, Partia Demokratike denoncoi Mark Babanin, si të dënuar në Itali dhe Maqedoni e Veriut. Gazmend Bardhi, i dërgoi një shkresë prokurorisë ku kërkon të verifikohet figura e Babanit, pasi sipas PD, ka shkelur ligjin e dekriminalizimit, duke fshehur dënimet e marra gjatë viteve ’94-2003.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike akuzat e pd per mark babanin denimi i mark babanit akuzat e pd per mark babanin denimi i mark babanit

Sondazh

Poll