Politike

Cilët janë anëtarët Komisionit të Venecias që do raportojnë për shkarkimin e Metës (EMRAT+FOTO)

10 Shtator 2019, 09:22 Nga DOSJA
Cilët janë anëtarët Komisionit të Venecias që do

Tiranë- Në Tiranë tashmë ndodhen anëtarët e Komisionit të Venecias për çështjen e shkarkimit të Presidentit Ilir Meta.

Gazetari Muhamed Veliu për Top Channel raporton se anëtarët e Venecias që sot po takohen me zyrtarët e lartë janë Kaarlo Tuori nga Finlanda, kryetari i Komisionit të Venecias.

Anëtarët e tjerë janë zonja Grainne Mcmorrow nga Irelanda, zoti Schnutz Rudolf Durr,  kreu divizionit për Çështjet Kushtetuese si dhe Thomas Market, sekretar pranë këtij Komisoni.

Presidenti Ilir Meta dha llogari dje për mbi 2 orë në Komisionin Hetimor në Kryesinë e Kuvendit. Meta arsyetoi se i anuloi zgjedhjet pasi kishte informacione se Kuvendi do të digjej më 8 qershor. Një arsye tjetër e tij ishte edhe se shqiptarët nuk kishin të drejtën e zgjedhjeve pasi kishte vetëm nga një kandidat në garë.  Socialistët u panë të ç’tensionuar në bisedën e tyre me kreun e shtetit. Nuk munguan edhe falënderimet e njëpasnjëshme të Ulsi Manjës për presidentin. Vetë demokratët deklaruan për Dosja.al se nuk kanë qenë në dijeni informacionit për djegien e Kuvendit.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike anëtarët e komisionit të venecias ilir meta meta në komision ps shkarkon metën anëtarët e komisionit të venecias ilir meta meta në komision ps shkarkon metën

Sondazh

Poll