Politike

Pas dëshmisë në Komisionin e Hetimit, Meta sot në orën 12:00 takim me anëtarët e “Venecias”

10 Shtator 2019, 09:41 Nga DOSJA
Pas dëshmisë në Komisionin e Hetimit, Meta sot në orën

Tiranë- Në orën 12:00 Presidenti i Republikës, Ilir Meta do të presë në Institucionin e Presidencës delegacionin e “Komisionit të Venecias”, i cila ka mbërritur në Tiranës, për çështjen e shkarkimit të Presidentit. Anëtarët e këtij komisioni pritet që të japin opinion lidhur me shkarkimin e presidentit Meta, nëse ai ka shkelur kushtetutën në rastin e ç’dekretimit të zgjedhjeve të 30 Qershorit.

Kaarlo Tuori është kryetari, ndërsa  Grainne Mcmorrow, Schnutz Rudolf Durr dhe Thomas Market janë anëtarët e Komisionit të Venecias. Pak më herët ata zhvilluan edhe një takim me Oerd Bylykbashin, i cili u shpreh se Meta veproi në të mirë të shqiptarëve për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit.

Presidenti Ilir Meta dha llogari dje për mbi 2 orë në Komisionin Hetimor në Kryesinë e Kuvendit. Meta arsyetoi se i anuloi zgjedhjet pasi kishte informacione se Kuvendi do të digjej më 8 qershor. Një arsye tjetër e tij ishte edhe se shqiptarët nuk kishin të drejtën e zgjedhjeve pasi kishte vetëm nga një kandidat në garë.  Socialistët u panë të ç’tensionuar në bisedën e tyre me kreun e shtetit. Nuk munguan edhe falënderimet e njëpasnjëshme të Ulsi Manjës për presidentin. Vetë demokratët deklaruan për Dosja.al se nuk kanë qenë në dijeni informacionit për djegien e Kuvendit.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike axhenda e takimeve te venecias ilir meta venecia ne tirane axhenda e takimeve te venecias ilir meta venecia ne tirane

Sondazh

Poll