Aktualitet

Shkoi për sanduiç/ 66-vjeçari i dehur s'ngeli i kënaqur nga shërbimi në Fast-Food, plagos punonjësin në Lushnje

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:40, në ambientet e një fast food-i, në lagjen "Xhevdet Nepravishta", si pasojë e një konflikti të çastit për motive të dobëta.

27 Dhjetor 2022, 13:44 Nga k.m.
Shkoi për sanduiç/ 66-vjeçari i dehur s'ngeli i
Foto ilustruese

TIRANË- Një 66-vjeçar, i identifikuar ai Agim Cili është arrestuar në Lushnje, pasi ka goditur me thikë në gjendje të dehur punonjësin e "fast-food". Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:40, në ambientet e një fast food-i, në lagjen "Xhevdet Nepravishta", si pasojë e një konflikti të çastit për motive të dobëta. I plagosuri, 22-vjeç, po merr mjekim në spitalin e Lushnjës, ku edhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. 

NJOFTIMI I PLOTË:

Lushnjë

Goditi me thikë 22-vjeçarin, gjatë një konflikti të çastit, vihet në pranga autori. Rreth orës 12:40, në ambientet e një fast food-i, në lagjen "Xhevdet Nepravishta", dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, shtetasi A. C., 66 vjeç, në gjendje të dehur, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin L. M., 22 vjeç, kamarier në këtë fast food. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë kapur dhe shoqëruar shtetasin A. C., në Komisariat. Shtetasi L. M. po merr mjekim në spitalin e Lushnjës. Po kryhen veprimet nga grupi hetimor, për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

lushnje agim cili plagosje ne lushnje

Sondazh

Poll