Aktualitet

Fluks i lartë udhëtarësh në Portin e Durrësit, hynë mbi 20 mijë persona

Mëngjesin e sotëm, në pikën kufitare më të madhe në vend, me dy tragetet e linjës Bari-Durrës mbërritën në port me 2740 persona, e 706 automjete.

27 Dhjetor 2022, 12:37 Nga k.m.
Fluks i lartë udhëtarësh në Portin e Durrësit,
Foto ilustruese

DURRËS- Porti i Durrësit është përballur me fluks të lartë udhëtarësh, ku mbi 20 mijë persona kanë hyrë në Shqipëri. Mëngjesin e sotëm, në pikën kufitare më të madhe në vend, me dy tragetet e linjës Bari-Durrës mbërritën në port me 2740 persona, e 706 automjete. Po ashtu, ajo që vihet re është trendi, nga e enjtja deri të shtunën lëvizja e udhëtarëve është në rritje.

Aktualisht, për të përballuar fluksin, Policia kufitare po operon me kapacitet të plotë për përpunimin e të dhënave të të gjithë hyrjeve dhe daljeve në vend.

shqipëri porti i durresit

Sondazh

Poll