Aktualitet

Protestë në mbështetje të Kosovës para ambasadës serbe në Tiranë

Protesta është organizuar nga Këshilli Organizativ i Kuvendit Kombëtar Shqiptar dhe Unioni Shqiptar i Shoqërisë Civile.

27 Dhjetor 2022, 12:18 Nga k.m.
Protestë në mbështetje të Kosovës para ambasadës
Protesta e aktivistëve

TIRANË- Qytetarë të Tiranës dhe aktivistë kanë zhvilluar të martën një protestë para ambasadës serbe në Tiranë. Me thirrjet ‘Kosovë-Shqipëri ne jemi 1’, me flamuj kombëtar dhe parulla në mbështetje të Kosovës, qytetarët janë mbledhur para ambasadës së Serbisë. Protesta është organizuar nga Këshilli Organizativ i Kuvendit Kombëtar Shqiptar dhe Unioni Shqiptar i Shoqërisë Civile.


Kjo protestë vjen në një kohë që tensionet në Veri të Kosovës janë shtuar, teksa prej më shumë se 2 javësh, serbët kanë ngritur barrikada në këtë zonë duke penguar lëvizjen e lirë të qytetarëve.

tiranë këshilli organizativ i kuvendit kombëtar shqiptar unioni shqiptar i shoqërisë civile proteste ne tirane

Sondazh

Poll