Aktualitet

Fluks në Portin e Vlorës, qindra pasagjerë zbarkuan këtë mëngjes nga Italia

Fluksi pritet të vijojë edhe në ditët e ardhshme referuar edhe prenotimeve.

27 Dhjetor 2022, 12:46 Nga k.m.
Fluks në Portin e Vlorës, qindra pasagjerë zbarkuan
Pamje nga porti i Vlorës

VLORË- Për shkak të festave të fundvitit, ka fluks në pikat kufitare të vendit. Autoritet portuale thonë se rreth 3 mijë pasagjerë kanë mbërritur deri tani nga porti i Vlorës. Sipas shefit të përpunimit të trageteve në port, Festim Skëndaj, fluksi pritet të vijojë edhe në ditët e ardhshme referuar edhe prenotimeve.

Numri i të mbërriturve në vendin tonë, rreth dyfishi i të njëjtës periudhe të një viti më parë, e ajo që bie në sy është fakti që shumë prej pasagjerëve janë emigrantë. Këta të fundit, këtë vit, duket se kanë ardhur për të kaluar festat me të afërmit. 

porti i vlores

Sondazh

Poll