Aktualitet

Lanë grevën e urisë pas marrëveshjes me Ministrinë, invalidët: Presim kthim të pagesave

Sallaku tha për mediat se kanë rënë dakord se komisioni që do të ngrihet do të shqyrtojë dosjet e tyre dhe më pas do të vendoset nëse do t’iu rikthehen pagesat ose jo.

27 Dhjetor 2022, 12:01 Nga A.B
Lanë grevën e urisë pas marrëveshjes me Ministrinë,
Perfaqesuesi i invalideve

TIRANË- Një ditë më parë, 5 invalidët që u futën në grevë kanë arritur një marrëveshje me Ministrinë e Shëndetësisë, e cila iu ka hequr 16 mijë lekë nga kempi, pjesë e paketës higjieno sanitare. Zv.ministrja e Shëndetësisë Denada Seferi zhvilloi një takim me ta dhe kanë rënë dakord që të ngrihet një komision i posaçëm kontrolli mjekësor nga Tirana për të shqyrtuar 5 rastet.

Sekretari i Shoqatës së Paraplegjikë dhe Tetraplegjikë, Skënder Sallaku tha për mediat se kanë rënë dakord se komisioni që do të ngrihet do të shqyrtojë dosjet e tyre dhe më pas do të vendoset nëse do t’iu rikthehen pagesat ose jo.

“Patëm një takim me zëvendësministren, me drejtoreshën e Shërbimit Social dhe drejtoreshën e Shërbimit Social Elbasan dhe arritëm një marrëveshje. Kërkuam një kemp të pavarur, mjek të pavarur nga ministria, për këta persona që ishin në grevë urie. Do ngrihet komision mjekësh nga Tirana, mori emrat e personave që ishin në grevë urie dhe do i shkojnë nëpër shtëpia mjekët dhe do shikojnë procedurat. Na u premtua nga Ministria e  Shëndetësisë që këto shpenzime do i kenë falas. Kemi kërkuar që statusi të jetë i përhershëm. Ata që e kanë të përhershëm, do dalin të përhershëm. Mos të ketë më sorallatje”, tha Sallaku.

Invalidët mbajtën grevë urie për tre ditë sepse KEMP epror iu hoqi paketën higjieno-sanitare 16 mijë lekë. 

protesta e invalideve ne elbasan

Sondazh

Poll