27 Dhjetor 2022, 13:09
Nga k.m.
Banesa e Ervis Martinajt
TIRANË- Një paralajmërim ka ndodhur në momentin kur po zhvillohej operacioni i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë dhe të forcave speciale RENEA në shtëpinë e të shumëkërkuarit Ervis Martinajt, në Fushë Kuqe ku u përball edhe më sulmin verbal të banorëve të zonës. Në një lidhje live për "Euronews", ai tregoi se Policia e Shtetit nuk kishte ndërhyrë në asnjë moment për të qetësuar situatën, duke i lënë si zgjidhje të vetme largimin prej vendit kur po kontrollohej banesa, duke e kufizuar edhe në kryerjen e detyrës.
Po ashtu, ndër të tjera në fjalën e tij, gazetari Teodor Gjerga tregoi se përpara se të hynte në Fushë-Kuqe, një zonë që nuk depërtohej as nga mediat e zonës, as nga policia për shkak të dominimit nga bandat kriminale ishte përballur me disa efektivë të RENEA-s, njëri nga të cilët e kishte paralajmëruar duke e pyetur: E di se ku po shkon?!
“Deri sot asnjë gazetar i Lezhës nuk kishte mundur të depërtonte në Fushë Kuqe, një zonë që nuk depërtohej as nga policia. Kam pasur edhe telefonata të njerëzve që më kanë pyetur a je mirë, për shkak të rrezikshmërisë në atë zonë ku beteja e policisë me krimin është e humbur. Një nga efektivët e RENEA-s në momentin që po futesha në zonë më tha: ‘E di se ku po shkon’. S’e identifikova dot se ishin të maskuar. Kjo fjali më mbeti në mendje: ‘E di ku po drejtohesh’, dhe më ktheu shpinën,"- tregoi gazetari.
Po çfarë ndodhi dje në banesën e Ervis Martinajt?
Teksa gazetari filmonte jashtë banesës së Martinajt, ku në një moment banori i zonës i ka thënë: Ç'po kërkon të filmosh aty, kush të ka mbetur aty baba jot? Ik ore thyej qafën, na e keni sjelllë në majë të hundës. Bastarda! Të *** Edi Ramën në ****.
Nga kamera nuk kapet për momentin personi që i sulet gazetarit, por vetë ai ka bërë me dije se nuk bëhet fjalë për asnjë familjar të të shumëkërkuarit Martinaj, por për banorët e zonës në Fushë Kuqe.
ervis martinaj teodor gjerga
Aktualitet
27 Dhjetor 2022, 13:27
F.M
Ulsi Manja
TIRANË- Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja nuk ka preferuar të përgjigjet kur është pyetur në lidhje me ko...
Aktualitet
27 Dhjetor 2022, 12:46
k.m.
Pamje nga porti i Vlorës
VLORË- Për shkak të festave të fundvitit, ka fluks në pikat kufitare të vendit. Autoritet portu...
Aktualitet
27 Dhjetor 2022, 12:37
k.m.
Foto ilustruese
DURRËS- Porti i Durrësit është përballur me fluks të lartë udhëtarësh, ku mbi 20 mijë per...
Aktualitet
27 Dhjetor 2022, 12:35
k.m.
Pamje nga protesta
Banorët e fshatit Spatharë kanë protestuar sot para Bashkisë së Librazhdit për të kërkuar rrug&e...
Aktualitet
27 Dhjetor 2022, 12:12
a.l
protesta
LIBRAZHD- Banorët e fshatit Spathar në Librazhd kanë protestuar sot para Bashksië në lidhje me mungesën e infr...
Aktualitet
27 Dhjetor 2022, 12:18
k.m.
Protesta e aktivistëve
TIRANË- Qytetarë të Tiranës dhe aktivistë kanë zhvilluar të martën një protest&eu...
Aktualitet
27 Dhjetor 2022, 12:17
A.B
Saida Topalli
TIRANË- Saida Dollani është zgjedhur zëvendëskryetare e Gjykatës së Posaçme të Apelit për...
Aktualitet
27 Dhjetor 2022, 12:01
A.B
Perfaqesuesi i invalideve
TIRANË- Një ditë më parë, 5 invalidët që u futën në grevë kanë arritur nj&...
Aktualitet
27 Dhjetor 2022, 12:01
A.B
Protesta
TIRANË- Qytetarë të Tiranës dhe aktivistë të shoqërisë civile kanë zhvilluar ditën e sotme ...
Aktualitet
27 Dhjetor 2022, 11:59
k.m.
Gert Shehu dhe Sali Berisha
TIRANË- Është caktuar data për shqyrtimin e kërkesës së Gert Shehut në Gjykatën e ...