Aktualitet

Protestë për rrugën/ Banorët e fshatit Spatharë protestojnë para bashkisë Librazhd

Nga aksi nacional Librazhd-Prrenjas, rruga e fshatit Spathar është vetëm 3 kilometra, por sipas këtyre banorëve, edhe pse u është premtuar për shumë vite me radhë, asnjë nuk është bërë dhe ata vuajnë vetëm për 3 km rrugë.

27 Dhjetor 2022, 12:35 Nga k.m.
Protestë për rrugën/ Banorët e fshatit Spatharë
Pamje nga protesta

Banorët e fshatit Spatharë kanë protestuar sot para Bashkisë së Librazhdit për të kërkuar rrugën e fshatit të tyre.

Nga aksi nacional Librazhd-Prrenjas, rruga e fshatit Spathar është vetëm 3 kilometra, por sipas këtyre banorëve, edhe pse u është premtuar për shumë vite me radhë, asnjë nuk është bërë dhe ata vuajnë vetëm për 3 km rrugë.

Fshati Spatharë ka rreth 600 banorë të cilët sot vuajnë për mungesë të infrastrukturës. Sipas të moshuarve, të rinjtë gjithnjë e më shumë po largohen, pas ky fshat nuk o fron më asnjë mundësi jetese dhe dita ditës, edhe pse shumë afër qytetit, po shkon drejt braktisjes./ Top Channel

librazhd proteste ne spatharë

Sondazh

Poll