Aktualitet

Frikë nga legjenda e Martinajt? Manja pyetet pse s'pati të arrestuar për armët e gjetura, përgjigjia: Nuk jam prokuror, pyesni Çuçin

I pyetur nga gazetarët, pas mbledhjes së qeverisë, Manja i orientoi gazetarët drejt Bledi Çuçit kur tha se ai është ministri i duhur që duhet të pyesin në lidhje me çështje që kanë të bëjnë me Policinë e Shtetit. 

27 Dhjetor 2022, 13:27 Nga F.M
Frikë nga legjenda e Martinajt? Manja pyetet pse s'pati të
Ulsi Manja

TIRANË- Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja nuk ka preferuar të përgjigjet kur është pyetur në lidhje me kontrollet e ushtruara në shtëpinë e të zhdukurit të shumëkërkuar, Ervis Martinaj, kryesisht për faktin që nuk pati të shoqëruar në polici, pavarësisht se u gjet një arsenal armësh. I pyetur nga gazetarët, pas mbledhjes së qeverisë, Manja i orientoi gazetarët drejt Bledi Çuçit kur tha se ai është ministri i duhur që duhet të pyesin në lidhje me çështje që kanë të bëjnë me Policinë e Shtetit. 

Pjesë nga prononcimi:

Pyetje: Këtë pyetje po ia drejtoj ish-prokurorit Manja dhe anëtarit të qeverisë që është përgjegjësi për rendin dhe sigurinë në vend. Si është e mundur që Policia e Shtetit shkon për kontroll në shtëpinë e një të shumëkërkuari vetëm 5 muaj pasi është zhdukur dhe pavarësisht se gjen një arsenal armësh, nuk ka asnjë të shoqëruar, siç do të ndodhte me çdo qytetar të këtij vendi. A ka policia frikë nga legjenda e Ervis Martinajt?

Ulsi Manja: Dua ta nis tek fillimi i pyetjes, ti iu drejtove prokurorit Manja, por unë jam Ministër i Drejtësisë, i qeverisë Rama. Besoj fort në ndarjen e pushteteve dhe me këtë gjë do të duhet të merren agjencitë ligjzbatuese, kryesisht prokuroria dhe Policia e Shtetit. Edhe për policinë ka një ministër përgjegjës që është kolegu im Çuçi. 

Vetëm një ditë më parë, Policia e Shtetit ka ushtruar kontrolle në Fushëkuqe, Vlorë dhe në Shijak, ku janë kërkuar gjurmë e të dhëna që do të mund të hedhin dritë mbi fatin e të shumëkërkuarit të zhdukur pa gjurmë që prej 9 gushtit, Ervis Martinaj. Fushëkuqja e Kurbinit, zona ku dhe jeton familja e Martinajt ishte e rrethuar për pesë orë gjatë ditës së sotme. Por, deri më tani nuk është raportuar për gjetjen e ndonjë të dhëne të re në lidhje me fatin e ish-bossit të lojërave të fatit. Policia e Shtetit doli nga Fushëkuqja me armë e municione luftarakë, por pa ndodnjë gjurmë konkrete që mund të zgjeronte hetimet për 40-vjeçarin e zhdukur.

ulsi manja bledi cuci

Sondazh

Poll