Aktualitet

'Janë shtyllat që në mesjetë'/ Banorët e Spatharit në protestë: Rruga është përturp, një makth i vërtetë

Ata shprehen të revoltuar se institucionet dhe shteti bëhen aktivë vetëm kur kanë fushatat. 

27 Dhjetor 2022, 12:12 Nga a.l
'Janë shtyllat që në mesjetë'/ Banorët e
protesta

LIBRAZHD- Banorët e fshatit Spathar në Librazhd kanë protestuar sot para Bashksië në lidhje me mungesën  e infrastrukturës rrugore. Sipas tyre, në fshat nuk është bërë prej vitesh investim, ndërsa paralajmërojnë se do të vijojnë protestat derisa rrugët të rregullohen. Ata shprehen të revoltuar se institucionet dhe shteti bëhen aktivë vetëm kur kanë fushatat. 

'Librazhdi sot vetëm është grabitur, i është marrë uji, i është marrë pylli dhe Librazhdit është dhënë vetëm brryli', tha një banor. 

'Janë shtyllat që në mesjetë', tha banori. 

'E shikojmë shumë mirë se cfarë përgjigje po marrim nga shteti sot. Askush nuk del të japë llogari për krimin që është bërë. Jemi mbledhur sot këtu për të drejtat tona, kjo është një protestë jo politike', tha banori. 

'Pa rrugë nuk kemi cfarë bëjmë. Do protestojmë ditë për ditë derisa të merret vendimi dhe rrugët tona të rregullohen', tha banori.  

'Do vazhdojmë protestat se rruga është përturp, është një makth i vërtetë. Për 2 km rrugë na duhet 2 orë që të shkojmë. Kjo është një katastrofë', tha banori. 

'Ujin na e morën, rrugën sna e kanë bërë, 3 km rrugë me dorë e kishim bërë e jo me vegla', tha banori. 

'Ju jeni media, ju e patë se cili është shteti shqiptar, që kur bëhet fushata vijnë bëjnë premtime. Edhe sot që kemi dy orë në shesh, askush nuk doli të na japë një zgjidhje', tha banori. 

'Ata kanë thënë se janë të vendosur të vijojnë protestat deri në plotësimin e kërkesave', tha banori. 

Banorët paralajmërojnë se do të vijojnë me protestat derisa rrugët dhe problemet e tjera të fshattit të zgjidhen. 

banoret e librazhdit ne proteste

Sondazh

Poll