Aktualitet

Tensione në veri/ Shoqëria civile protestë para ambasadës serbe në Tiranë: Mos e ledhatoni Serbinë, viktimë jemi ne

Protesta është organizuar nga Këshilli Organizativ i Kuvendit Kombëtar Shqiptar dhe Unioni Shqiptar i Shoqërisë Civile.

27 Dhjetor 2022, 12:01 Nga A.B
Tensione në veri/ Shoqëria civile protestë para ambasadës
Protesta

TIRANË- Qytetarë të Tiranës dhe aktivistë të shoqërisë civile kanë zhvilluar ditën e sotme një protestë para ambasadës serbe në Tiranë. Me thirrjet ‘Kosovë-Shqipëri ne jemi 1’, me flamuj kombëtar dhe parulla në mbështetje të Kosovës, protestuesit janë mbledhur para ambasadës së Serbisë. Protesta është organizuar nga Këshilli Organizativ i Kuvendit Kombëtar Shqiptar dhe Unioni Shqiptar i Shoqërisë Civile.

'Mjaft e ledhatuat Serbinë duke e paraqitur si viktimë, viktime jemi ne Kosovarët dhe jo ata.'- tha një prej qytetarëve. 

Kjo protestë vjen në një kohë që tensionet në veri të Kosovës janë shtuar, teksa prej më shumë se 2 javësh serbët kanë ngritur barrikada në këtë zonë duke penguar lëvizjen e lirë të qytetarëve.

protesta para ambasades serbe

Sondazh

Poll