Politike

“Djegia e Kuvendit”, Grida Duma: Nuk na ndaloi Presidenti, po të kishim plane nuk është çështje dekretësh

9 Shtator 2019, 20:02 Nga DOSJA
“Djegia e Kuvendit”, Grida Duma: Nuk na ndaloi Presidenti, po

TIRANË– Ish-deputetja e PD-së, Grida Duma ka foluir rreth deklaratës së Presdientit Ilir Meta në lidhje me informacionin e fshehtë se më datë 8 qershor do të digjej Kuvendi.

E ftuar në “5 pyetje me Babaramon”, Duma u shpreh se aksioni i opozitës nuk është ndaluar nga dekreti i Presidentit.

Ish-deputetja theksoi më tej se opozita ka pasur parasysh që të parandalojë dhunën. Ajo shoi se nuk është çështje dekretesh ndalimi i dhunës, pasi nëse opozita do kishte plane të dhunshme protestat do të vazhdonin.

“Protestat do të vazhdonin nëse do të kishte plane të tilla. Nuk mendoj që aksioni u influencua nga vendimi i presidentit. Nëse opozita do kishte plane të dhunshme, nuk është çështje dekretesh… kuptohemi apo jo?

Ne kemi pasur vetë parasysh që të parandalojmë dhunën.

Të parët e interesuar që të bëjnë pis imazhin e aksionit të kundërshtarit janë kundërshtarët. Shqetësimi im më i madh kanë qenë njerëzit e infiltruar por unë kam pasur gjithmonë një grup të mirë. S’kam arritur t’i dalloj,”- tha Duma.

Presidenti Ilir Meta ka dhënë llogari sot për mbi 2 orë në Komisionin Hetimor në Kryesinë e Kuvendit. Meta arsyetoi se i anuloi zgjedhjet pasi kishte informacione se Kuvendi do të digjej më 8 qershor.

Në lidhje me këtë deklaratë, Dosja.al u interesua dhe kontaktoi disa nga zyrtarët më të rëndësishëm të kampit blu. Ata thanë jozyrtarisht se PD nuk ka patur ndonjëherë dijeni për një plan për djegien e Kuvendit.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike djegia e kuvendit grida duma meta në komision djegia e kuvendit grida duma meta në komision

Sondazh

Poll