Politike

Komisioni për Metën, Neritan Ceka shpërthen kundër anëtarëve: Kush janë ata injorant, nuk lexojnë as rregulloren

9 Shtator 2019, 19:47 Nga DOSJA
Komisioni për Metën, Neritan Ceka shpërthen kundër

TIRANË- Neritan Ceka, ka qenë sot i ftuar në emisionin “Open” në Top Channel ku ka folur për Komisionin Hetimor Parlamentar për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.

I pyetur për punën e komisionit sot, Ceka ka shpërthyer kundër anëtarëve të komisonit. “Kush janë kët, kush i njeh ata, ata nuk lexojnë. Janë injorant, nuk dinë as rregulloren e Kuvendit, ata do ta hetojnë Metën”, ishte kjo deklarata e Cekës.

Në këtë moment Eni Vasili i ka thënë se kryetar është Ulsi Manja, por dhe për këtë emër historiani tha se nuk përfaqëson askënd. “Kush është ky Ulsi Manja, e njeh njeri këtë. Mos të flasim këta të tjerët”, përfundoi ai.

Presidenti Ilir Meta ka dhënë llogari sot për mbi 2 orë në Komisionin Hetimor në Kryesinë e Kuvendit. Meta arsyetoi se i anuloi zgjedhjet pasi kishte informacione se Kuvendi do të digjej më 8 qershor. Një arsye tjetër e tij ishte edhe se shqiptarët nuk kishin të drejtën e zgjedhjeve pasi kishte vetëm nga një kandidat në garë. Socialistët u panë të ç’tensionuar në bisedën e tyre me kreun e shtetit. Nuk munguan edhe falënderimet e njëpasnjëshme të Ulsi Manjës për presidentin.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike eni vasili komisioni per shkarkimin e metes meta në komision neritan ceka eni vasili komisioni per shkarkimin e metes meta në komision neritan ceka

Sondazh

Poll