Politike

Meta nuk iu përgjigj Shametit në KH, Blushi: S’donte të prishte atmosferën, deputeti në konflikt interesi

9 Shtator 2019, 17:33 Nga DOSJA
Meta nuk iu përgjigj Shametit në KH, Blushi: S’donte të

TIRANË– Zëdhënësi i Presidentit Ilir Meta ka reguar pasi Presidenti nuk i është pëergjigjur pyetjes së një deputeti ditën e sotme gjatë mbledhjes në Komisionin Hetimor.

Në një deklaratë për mediat, Blushi sqaron se Meta e ka shmangur qëllimisht përgjigjen e pyetjes së Arbnor Shametit për të mos prishur atmosferën e mbledhjes.

Zëdhënësi i Metës shpejgon më tej se pyetjes “A ishte Kreu i Shtetit, në konflikt interesi me vendimin për të shtyrë datën e zgjedhjeve?”, Meta nuk iu përgjigj pasi edhe vetë deputeti që ia drejtoi është minimalisht në konflikt të dyfishtë dhe të drejtpërdrejtë interesi.

Reagimi i Tedi Blushit

 I pyetur nga media, lidhur me arsyen e mungesës së një përgjigjeje të drejtpërdrejtë të Presidentit të Republikës Sh.T.Z Ilir Meta, ndaj pyetjes së një deputeti se: “A ishte Kreu i Shtetit, në konflikt interesi me vendimin për të shtyrë datën e zgjedhjeve?”, Zëdhënësi z.Tedi Blushi sqaron se:

Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta, qëllimisht e shmangu përgjigjen e drejtpërdrejtë ndaj pyetjes së deputetit në fjalë, për të mos e dëmtuar atmosferën konstruktive të mbledhjes ku ishte i ftuar.

Kjo për arsyen se të gjithë deputetët e Kuvendit të Shqipërisë, përfshirë edhe ata që ankohen sot për dekretin e shfuqizuar të 30 qershorit, janë minimalisht në konflikt të dyfishtë dhe të drejtpërdrejtë interesi.

Së pari, sepse çdo deputet i Kuvendit e ka fituar mandatin e tij nga një proces zgjedhor i shtyrë, nga data 18 qershor 2017 në 25 qershor 2017, me Dekretin Nr. 10351, datë 21.05.2017, të ish-Presidentit Nishani.

Së dyti, deputetët e pranishëm sot në seancën dëgjimore, janë njëherazi edhe votues të rezolutës së Kuvendit të datës 13 qershor ku është shprehur gjykimi mbi aktet e Kreut të Shtetit, edhe anëtarë të komisionit të posaçëm, papajtueshmëri kjo që është e ndaluar nga rregullorja e Kuvendit dhe ligji.

Së treti, vetë deputeti që adresoi pyetjen, është në një situatë të katërfishtë të konfliktit të interesit:

Presidenti Ilir Meta ka dhënë llogari sot për mbi 2 orë në Komisionin Hetimor në Kryesinë e Kuvendit. Meta arsyetoi se i anuloi zgjedhjet pasi kishte informacione se Kuvendi do të digjej më 8 qershor.

Një arsye tjetër e tij ishte edhe se shqiptarët nuk kishin të drejtën e zgjedhjeve pasi kishte vetëm nga një kandidat në garë.  Socialistët u panë të ç’tensionuar në bisedën e tyre me kreun e shtetit. Nuk munguan edhe falënderimet e njëpasnjëshme të Ulsi Manjës për presidentin.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike arbnor shameti ilir meta meta në komision tedi blushi arbnor shameti ilir meta meta në komision tedi blushi

Sondazh

Poll