Politike

‘S’kam as edhe një gjobë’, kryebashkiaku i Vaut të Dejës “sfidon” PD-në, Babani: Jam person i njohur!

9 Shtator 2019, 15:18 Nga DOSJA
‘S’kam as edhe një gjobë’, kryebashkiaku i Vaut

SHKODËR– Kryebashkiaku i Vaut të Dejës, Mark Babani mësohet se do të jetë emri tjetër që do të dalë “në listën e zezë” të PD.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se PD do të publikojë dokumente për Mark Babanin, i cili sipas informacioneve mësohet se është i dënuar.

Dosja.al ka kontaktuar me vetë kryebashkiakun e Vaut të Dejës, i cili ka mohuar kategorikisht një gjë të tillë, duke u shprehur se në jetën e tij nuk ka marrë as edhe një gjobë. 

“Jam 52 vjec dhe deri më tani s’kam asnjë gjobë makine. As unë, as babai im, as gjyshi s’kemi shkuar ndonjëherë në polici. Nëse dikush gjen një presje do t’i isha shumë mirënjohës. Jam person i njohur. S’më gjejnë as edhe një gjobë makine,”-tha Babani në prononcimin për Dosja.al.

Partia Demokratike denoncimin me dokumente për kryebashkiakët e ka nisur me Valdrin Pjetrin, i cili u tërhoq nga marrja e mandatit. PD publikoi disa dokumente që sipas saj Pjetri ishte dënuar në Itali dhe pas kësaj ky i fundit u përjashtua nga PS. Ndërkohë që ende nuk ishte shuar jehona për Pjetrin, PD nisi betejën kundër Agim Kajmakut. Gazment Bardhi ka publikuar disa dokumente që sipas tij janë vendimet e gjykatës greke që kanë dënuar kreun e Vorës. Kajmaku nga ana tjetër nuk ka dhënë dorëheqjen dhe i mohon akuzat.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike akuzat e pd per mark babanin kreu i bashkise vau i dejes mark babani vau i dejes akuzat e pd per mark babanin kreu i bashkise vau i dejes mark babani vau i dejes

Sondazh

Poll