Politike

Venecia nesër në Tiranë për shkarkimin e Metës, zbulohet axhenda e takimeve

9 Shtator 2019, 15:43 Nga DOSJA
Venecia nesër në Tiranë për shkarkimin e Metës,

TIRANË- Një delegacion i Komisionit të Venecias nesër do të vijë në Tiranë, ku do të zhvillojë disa takime me aktorët kryesor politik në vend.

Sot është zbardhur dhe axhenda e takimeve të politikanëve shqiptarë me delegacionin e Komisionit të Venecias.

Me këtë delegacion, pritet të takohet kreu i grupit Parlamentar të PS Taulant Balla, Kryetarët e grupeve parlamentare të opozitës , Hajdari, Musai, Alimadhi si dhe kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi.

AXHENDA E TAKIMEVE

Kalendari i takimeve të ditës së nesërme, e martë 10 shtator, me delegacionin e Komisionit të Venecias, është si më poshtë:

Ora 9:00-9:55: Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, z. Taulant Balla dhe deputetë anëtarë të Grupit. (Salla e Komisionit për Veprimtarinë Prodhuese, kati II)

Ora 10:00 – 10:55: Kryetarët e grupeve parlamentare të opozitës , znj. Rudina Hajdari, z. Nimet Musai, z. Adriatik Alimadhi dhe deputetë anëtarë të grupeve. (Salla e Komisionit për Veprimtarinë Prodhuese, kati II)

Ora 11:00-11:55:  Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi (Salla e pritjes në Kryesinë e Kuvendit).

Zhvillimet e fundit politike, kriza e thellë në vend si dhe reforma në drejtësi janë disa nga çështjet kryesore që pritet të diskutohen. Po ashtu temë kryesore e takimeve besohet që të jetë dhe nisma për shkarkimin e Ilir Metës.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike axhenda e takimeve te venecias shkarkimi i metës venecia ne tirane axhenda e takimeve te venecias shkarkimi i metës venecia ne tirane

Sondazh

Poll