Politike

“Djegia e Kuvendit”, Vasili: Pashë njerëz të dyshimtë, isha bashkë me Bardhin

9 Shtator 2019, 16:33 Nga DOSJA
“Djegia e Kuvendit”, Vasili: Pashë njerëz të

TIRANË– Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, ka reguar në lidhje me deklaratën e presiedentit Ilir Meta në lidhje me faktin që ditën e protestës kombëtare të opozitës më 8 qershor, ekzistonte mundësia të digjej parlamenti.

I ftuar në rubrikën “Opinion”, në News 24, Vasili u shpreh se atë ditë ka parë njerëz të dyshimte. ish-kreu i grupit parlamentar të LSI-së tha se ishte bashkë me Sekretarin e Përgjithshëm të PD-SË, Gazmend Bardhin në momentin që ka parë provokatorë në shesh. 

Vasili thoi më tej se nuk e dinte se njerëzit e kujt ishin, por që nuk përjashtohet mundësia që të ishin provokatorë të qeverisë. 

“Meta është President deri në fund të mandatit. Kushtetuta thotë se nuk kanë çfarë të shkarkojnë, janë ata që duhen shkarkuar. Veprimi i Presidentit ishte shumë i matur. Bëhej fjalë për gjëra shumë të rënda, siç mund të ishte dhe djegia e Parlamentit. Isha bashkë me Bardhin, kur pamë një grup personash, që nuk e di të kujt ishin. Kishte provokatorë të shumtë. Ishte një klimë e tensionuar, sepse qeveria kishte qëllimin vetëm të bënte zgjedhje dhe t’ia linte fajin opozitës,”- tha Vasili ndër të tjera. 

Presidenti Ilir Meta ka dhënë llogari sot për mbi 2 orë në Komisionin Hetimor në Kryesinë e Kuvendit. Meta arsyetoi se i anuloi zgjedhjet pasi kishte informacione se Kuvendi do të digjej më 8 qershor.

Në lidhje me këtë deklaratë, Dosja.al u interesua dhe kontaktoi disa nga zyrtarët më të rëndësishëm të kampit blu. Ata thanë jozyrtarisht se PD nuk ka patur ndonjëherë dijeni për një plan për djegien e Kuvendit.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike djegia e kuvendit gazmend bardhi petrit vasili djegia e kuvendit gazmend bardhi petrit vasili

Sondazh

Poll