Politike

Vizita e Mitsotakis/ Berisha: Zhurma se Himara është minoritet është absurditeti më i madh historik

Ai shtoi më tej se në këtë zonë nuk zhvilloi Primare duke ia lënë të lirë partisë së minoritetit grek, PBDNJ-së, por tha se kjo parti, e drejtuar nga Vangjel Dule, është kombëtare, ndaj nuk gjente arsye pse të mos kishin marrëveshje.

23 Dhjetor 2022, 12:49 Nga F.M
Vizita e Mitsotakis/ Berisha: Zhurma se Himara është minoritet
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha dënoi konsiderimin e Himarës si minoritet nga kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis. Ai tha se shqiptarët e asaj zone kanë derdhur gjak për të mbrojtur ato toka nga pushtuesit, ndaj sot janë bilingual e jo minoritarë. Ai shtoi më tej se në këtë zonë nuk zhvilloi Primare duke ia lënë të lirë partisë së minoritetit grek, PBDNJ-së, por tha se kjo parti, e drejtuar nga Vangjel Dule, është kombëtare, ndaj nuk gjente arsye pse të mos kishin marrëveshje.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Së pari, kryeministri i Greqisë, i një vendi partner, mik, mund të vizitojë çdo zonë të Shqipërisë, qoftë si zyrtar, qoftë si qytetar privat. Këtu duhet të jemi të çliruar nga çdo kompleks. Mund të vizitojë Himarën dhe çdo zonë tjetër. Por, zhurma se Himara është minoritet është absurditeti më i madh historik. Askush më shumë se himariotët nuk janë larim në gjak për identitetin e tyre kombëtar shqiptar. Himara ka një realitet të pamohueshëm, se një pjesë e fshatrave flasin edhe shqip edhe greqisht. Qyteti, si çdo port, është i miksuar, shqiptarë kryesisht, por edhe grekë, venecianë. Por këto, as gjuha, as mikstura, nuk e bëjnë Himarën gjë tjetër përveçse bastion i shqiptarizmës. Himara, e njohur në histori, së bashku me malësitë e Alpeve dhe Sulin, kanë pasur kodet dhe kanunet e tyre. Ajo çka mund të them unë është kjo: patrikana duhet të shpallë një ndjesë publike ndaj himariotëve se në fakt, në periudhën kur ata qëndronin ndaj Portës, patrikana flirtonte edhe në kurriz të tyre. Gjë që i detyroi ata t’i drejtohen Vatikanit dhe të bëjnë një modifikim në besimin e tyre, të mbeten ortodoksë të afërt me ritin katolik.
Pra, në këtë kontekst, kryeministri i Greqisë mund të vizitojë çdo zonë, por Himara me të gjithë historinë dhe dokumentet e saj është shqiptare, përfshi edhe ato fshatra që janë bilingualë. Flasin edhe shqip, edhe greqisht.

sali berisha

Sondazh

Poll