Politike

Votimi elektronik në zgjedhje, Gjiknuri: Ka kosto të shtrenjta, nuk i kemi kushtet

Gjatë fjalës së tij, Gjiknuri tha se ishte e pamundur që Shqipëria të aplikonte votimin elektronik në të gjitha bashkitë pasi kjo do të kushtonte miliona dollarë duke shtuar se vendi aktualisht është në vështirësi ekonomike dhe nuk i ka kushtet e duhura. 

23 Dhjetor 2022, 11:50 Nga l.S
Votimi elektronik në zgjedhje, Gjiknuri: Ka kosto të shtrenjta, nuk i
Damian Gjiknuri

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri ka reaguar në lidhje me votimin elektronik që parashikohet të mbahet në zgjedhjet lokale.  

Gjatë fjalës së tij, Gjiknuri tha se ishte e pamundur që Shqipëria të aplikonte votimin elektronik në të gjitha bashkitë pasi kjo do të kushtonte miliona dollarë duke shtuar se vendi aktualisht është në vështirësi ekonomike dhe nuk i ka kushtet e duhura. 

“Sistemi elektronik mund të jetë e ardhmja por, kostoja e aplikimit arrin në milionë dollarë. Shqipëria nuk i ka kushtet, këtë duhet ta pranojmë. Jemi në vështirësi ekonomike. Asnjë palë nuk mund të thotë se u transformuar procesi nga momenti i hedhjes së votave në kuti deri në numërim. Kushdo shqiptar e di se është e pamundur të fshihet një veprim i paligjshëm gjatë votimit sepse është i mbikëqyryr nga kamerat. Teknologjia nxjerr rezultatin në kohë por, ka edhe një kosto. Një gjë unë e them edhe si ekspert, një njeri që hedh votën në kuti, ajo votë do i numërohet”, u shpreh Gjiknuri.

damian gjiknuri zgjedhjet

Sondazh

Poll