Politike

Çështja e Dvoranit/ Berisha: Rama është i sëmurë rëndë nga spiuno-fobia, viktima tjetër do jetë Vali Bizhga

Madje shtoi se ‘viktima’ e radhës e qeverisë do të jetë Vali Bizhga. 

23 Dhjetor 2022, 12:35 Nga F.M
Çështja e Dvoranit/ Berisha: Rama është i sëmurë
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha komentoi moszgjedhjen e Ardian Dvoranit si anëtar të Gjykatës Kushtetuese. Në një konferencë me gazetarët, ai u shpreh se kjo gjë nuk ndodhi, jo sepse nuk pranoi Opozita, por sepse vetë Rama sheh ‘spiun’ tek çdo person. Madje shtoi se ‘viktima’ e radhës e qeverisë do të jetë Vali Bizhga. 

Pjesë nga fjala e Berishës:

Ardian Dvorani nuk mbeti pa u zgjedhur pse e kundërshtoi opozita. Por siç e parë ju, Dvoranin e votuan vetëm 18 deputetë mos gaboj. 14 nga PS. Ardian Dvoranin do e bëjmë çështje, ai është simbol i korrupsionit dhe turp për drejtësinë.
Por ju garantoj se edhe Vali Bizhgën po ta çonin në parlament, Edi Rama do e rrëzonte sepse ai tani sheh spiun në çdo person.
E ka kapur spiuno-fobia dhe nuk ka asnjë shkak tjetër përveç spiuno-fobisë së Edi Ramës që Dvorani të merrte gjithsej 14 vota.
Ky doli i poshtëruar, me 14 vota. Unë nuk kam sentimente me të. Por fakti që ai u fut i pari, me shpresën që është bërë një marrëveshje me Bashën, që do votohej Dvorani, dhe Dvorani nga deputetët e Ramës merr 14 vota, dëshmon se Rama është i sëmurë rëndë nga spiuno-fobia. Viktima tjetër do jetë Vali Bizhga. Merr Helidon Bendon. I mbyll dyert në mënyrën më antiligjore, më antikushtetuese. Kreu i Shërbimit Informativ emërohet nga presidenti. Ky e çoi vetë në shkollë, tani që është kthyer, e lë sikur nuk ka qenë ndonjëherë në shërbim. Ky është i sëmurë rëndë nga spiuno-fobia.

sali berisha

Sondazh

Poll