23 Dhjetor 2022, 11:41
Nga f.g
Damian Gjiknuri, PS
TIRANE- Sekretari i Përgjithshëm Organizativ i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri mohoi sot një pakt të mundshëm të fshehtë me Partinë Demokratike për zgjedhjen e emrit që do të drejtojë "Avokatin e Popullit" në mandatin e ri. Në një prononcim për gazetarët, Gjiknuri tha se kandidati duhet të jetë konsensual dhe i pëlqyer nga PD e PS.
Pyetje: Ka pasur një pakt të pashkruar që Avokati i Popullit i takon opozitës, ju e prishët këtë pakt. A ishte kjo një dakordësi e fshehtë që të shkëmbehej Ardian Dvorani me një Avokat të Popullit që donte Alibeaj?
Gjiknuri: Është një spekulim që ka pasur një pazar siç e quajtën disa apo ka pasur një përpjekje për të bërë këmbim të votave të Dvoranit dhe Brahon për mbështetje si avokat popullit. Kjo nuk është e vërtetë. Unë në pozicionin tim në dijeninë që kam nuk kam pasur asnjë përpjekje të tillë. Kur vjen puna te avokati i popullit, ai konsiderohet si një figurë konsensuale. U gjykua nga diskutimet që u bënë që emri në fjalë është shumë i politizuar dhe është një zgjatim i PD në gjithë aktivitetin e saj. Mazhoranca do të eksploroje të gjitha mundësitë që të ketë pëlqyeshmërinë e opozitës shqiptare. Duhet të gjej një emër që është i përshtatshëm, njësoj si për presidentin. Është thjesht një përpjekje që bën palët rreth një emri që dështoi. Ne duhet të eksplorojmë rrugë të tjera që është i parapëlqyer nga PS. Qëndrimi është që personi në fjalë ka qenë i ekspozuar politikisht ka qenë një zgjatim juridik i PD dhe nuk mundet që institucioni i Avokatit të Popullit të kthehet në politik.
Deklarata e Gjiknurit vjen një ditë pas përplasjeve të forta në Kuvend, ku maxhoranca dhe opozita replikuan për kandidatët për tu votuar në krye të Avokatit të Popullit. Votimi për Avokatin u shty për seancën e radhës, në vitin 2023, sepse nuk u arritën 84 votat e nevojshme për anjërin kandidat. Opozita propozoi kandidaturën e Ledio Brahos, por Rama ua bëri të qartë që asnjë nga socialistët s'do e votonin pasi ai ishte një jurist që PS kishte fituar çdo gjyq. /Dosja.al
damian gjiknuri avokati i popullit ledio braho
Politike
23 Dhjetor 2022, 11:31
f.g
Damian Gjiknuri, PS
TIRANE- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri deklaroi se Partia Socialiste do të bëj...
Politike
23 Dhjetor 2022, 11:28
I.A
Damian Gjiknuri
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Damian Gjiknuri ka theksuar se deputeti Benet Beci ësht...
Politike
23 Dhjetor 2022, 10:32
I.A
Dritan Abazoviç
TIRANË- Kryeminstri i Malit të Zi Dritan Abazoviç, ka treguar detaje nga jeta e tij politike. Në një...
Politike
23 Dhjetor 2022, 09:05
F.M
Bajram Begaj
GREQI- Mediat greke i kanë kushtuar një artikull vizitës së Presidentit të Shqipërisë, Bajram Begaj në...
Politike
23 Dhjetor 2022, 08:13
Foto Ilustruese
Marrëveshja për të likuiduar financierin e Detroitit u lidh në një zonë të caktuar në një klub...
Politike
23 Dhjetor 2022, 01:27
k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- 80 deputetë votuan për Avokatin e Popullit në Kuvendin e Shqipërisë. Pas numërimit të votav...
Politike
23 Dhjetor 2022, 01:20
k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Gentiana Sula rizgjidhet në krye të Autoritetit të Dosjeve. Ajo mori 71 vota pro në votimin e sotëm n...
Politike
23 Dhjetor 2022, 00:31
k.m.
Dritan Abazoviç
TIRANË- Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka komentuar lajmin se ai dhe homologu i tij shqiptar, Edi Rama...
Politike
22 Dhjetor 2022, 23:17
k.m.
Ervin Salianji
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji foli për përplasjet me Pd-së. I ftuar në emisioni...
Politike
22 Dhjetor 2022, 23:14
k.m.
Ervin Salianji
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji deklaroi se nuk ka më asnjë komunikim me Enkelejd Alibeajn,...