Politike

Ahmetaj mungoi në festën e PS-së, Gjiknuri: Nuk mbajmë shënim kush erdhi, akuzat ndaj tij nuk i komentoj

Ndërkohë që për akuzat që janë ngritur ndaj Ahmetajt, pasi emri i tij është lidhur me personat në kërkim për çështjen e inceneratorëve, Gjiknuri tha se nuk komenton akuzat që ngrihen përsa kohë që ka një hetim.

23 Dhjetor 2022, 11:50 Nga l.S
Ahmetaj mungoi në festën e PS-së, Gjiknuri: Nuk mbajmë
Damian Gjiknuri

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Damian Gjiknuri ka komentuar mungesën e Arben Ahmetajt në festën e PS-së. Duke folur me gazetarët, Gjiknuri theksoi se ata nuk kanë mbajtur shënim se kush erdhi në festë dhe kush jo. 

Nuk mbajtëm shënim kush erdhi, kush nuk erdhi në festë”, tha Gjiknuri.

Ndërkohë që për akuzat që janë ngritur ndaj Ahmetajt, pasi emri i tij është lidhur me personat në kërkim për çështjen e inceneratorëve, Gjiknuri tha se nuk komenton akuzat që ngrihen përsa kohë që ka një hetim.

“Ju e dini që ka një hetim. Nuk ka pse të komentoj akuzat që ngrihen. Në Shqipëri ka një tendencë që gjyqi të bëhet mediatik dhe publik, por procesi i vërtetë ligjor është në organet e drejtësisë. Është një organ që qeveria nuk e kontrollon, që ka marrë në përgjegjësi penale figura të larta. Ka vetëm një të vërtetë, që organet janë duke hetuar dhe rezervohem të mos bëj komente”.

 

damian gjiknuri

Sondazh

Poll