Politike

Lokalet, Gjiknuri: Elbasanin do ta fitojmë, Gledian Llatja ka bërë punë të mirë

Gjiknuri theksoi se sipas sondazhee që ai ka bërë rezulton që qytetarët e mbështesin Llatjan, ndërkohë që për kandidaturën e Luçiano Boçit, ai shtoi se ka një pritshmëri të gabuar brenda PD-së.

23 Dhjetor 2022, 11:50 Nga l.S
Lokalet, Gjiknuri: Elbasanin do ta fitojmë, Gledian Llatja ka
Damian Gjiknuri

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Damian Gjiknuri ka lënë hapur rikandidimin e Gledian Llatjas në Bashkinë e Elbasanit. Duke folur për gazetarët, Gjiknuri theksoi se sipas sondazhee që ai ka bërë rezulton që qytetarët e mbështesin Llatjan, ndërkohë që për kandidaturën e Luçiano Boçit, ai shtoi se ka një pritshmëri të gabuar brenda PD-së.

'Unë kam bërë konsultimet e nevojshme. Llatja ka bërë një punë shumë të mirë dhe ka pëlqyeshmëri nga qytetarët dhe sondazhet e kanë treguar këtë gjë. Përtej fryrjes së garës së Elbasanit dhe Durrësit, mendoj se më shumë është një pritshmëri e ngritur brenda tyre sesa lidhet me realitetin. Mendoj se Elbasanin do e fitojmë sepse Llatja gëzon respekt dhe përfaqëson një gjë të re, ndërsa Boçi ka mbi 20 vite në politikë dhe në Elbasan ka humbur zgjedhjet e vitit 2007 kur PD ishte në qeveri. Mua më pëlqejnë garat e forta. Më shumë se politika e luftës së Tiranës, qytetarëve të Elbasanit u intereson qeverisja e qytetit jo bunkerizimi nga PD” tha Gjiknuri.

damian gjiknuri

Sondazh

Poll