Politike

"PD nuk bëri Primare", Gjiknuri: PS do të konsulohet gjerësisht për kandidatet e "Lokaleve", s'na duhen 500 vota por 200 mijë

Gjiknuri tha se PD nuk bëri "Primare" siç zhvillohen kudo nëpër botë, por një proces zgjedhor të ngushtë partiak.

23 Dhjetor 2022, 11:31 Nga f.g
"PD nuk bëri Primare", Gjiknuri: PS do të konsulohet
Damian Gjiknuri, PS

TIRANE- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri deklaroi se Partia Socialiste do të bëjë një konsultim të gjerë për të zgjedhur kandidatët e PS për bashkinë e Tiranës, por jo përmes Primareve. Në një bashkëbisedim me gazetarët, Gjiknuri tha se PD nuk bëri "Primare" siç zhvillohen kudo nëpër botë, por një proces zgjedhor të ngushtë partiak. Prandaj tha ai, PS do të bëjë konsultime dhe jo një proces partiak. 

Damian Gjiknuri: Ne do të bëjmë konsultime për kandidatët dhe këshillat. parlamentet vendore kanë shumë rëndësi. Në zgjedhjet e fundit ngelën monopartiak, por kanë rëndësi të madhe. Ne do të vazhdojmë këtë traditë me strukturat dhe përtej strukturave. Do të marrim opinionin e qytetarëve. E di që konfortohet me konceptin e kampit kundërshtar për Primaret. Primaret nuk administrohen nga partitë, por nga administrata zgjedhore. Votimi bëhet real. Nëse zgjedhjet bëhen brenda partisë nuk quhen primare por zgjedhje brenda partive. Kandidati duhet të pëlqehet nga qytetarët jo vetëm nga një grup i partisë. Po të shihni primaret e kundërshtarëve votuan vetëm të PD. Nuk na duhen 500 vota, na duhen 20 mijë, në 200-300 mijë vota në Tiranë. Kandidati duhet mirëmenduar. Kjo është metoda jonë. Edhe ne kemi patur primare në të shkuarën./Dosja.al

damian gjiknuri zgjedhjet lokalet 2023

Sondazh

Poll