Politike

Berisha: Teatri do ndërtohet siç ka qenë, godina e re do rrafshohet

Ai tha se ajo që bënë kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, ishte se në kundërshtim me vendimin e Kushtetueses dhe çdo parim, varrosën dosjen e teatrit. 

23 Dhjetor 2022, 11:54 Nga F.M
Berisha: Teatri do ndërtohet siç ka qenë, godina e re do
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike u zotua se godina e Teatrit të ri do të shembet për t’i lënë vendin rindërtimit të asaj të vjetrës. Ai tha se ajo që bënë kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, ishte se në kundërshtim me vendimin e Kushtetueses dhe çdo parim, varrosën dosjen e teatrit. 

Pjesë nga fjala e Berishës:

Java kishte një ngjarje tjetër shumë të rëndë dhe të shëmtuar. Edi Rama dhe Erion Veliaj, në kundërshtim me vendimin e Kushtetueses dhe çdo parim, varrosën dosjen e teatrit. Aktin më të shëmtuar dhe më antikombëtar që ka njohur vendi vitet e fundit. Nuk është këtu sfida ndaj një grupi ndaj Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, që janë në vlerësimin tim, qytetarë më kurajozë, artistë më besnikë ndaj krijimit të tyre, profesionit të tyre, por edhe ndaj rendit kushtetues të vendit. Akti i Ramës dhe Veliajt ishte një varrosje e kushtetutshmërisë së vendit. Në këtë kontekst, ishte një grusht për çdo qytetar shqiptar.
Unë u them atyre: se ai ndërtim nuk do pranohet kurrë dhe se përballja me regjimin do ketë një objektiv tjetër madhor, rivendosjen e Kushtetutës dhe rindërtimin e teatrit siç ka qenë në vendin ku ishte. Të gjitha këto dëshmojnë se regjimi ka humbur çdo parim, moral dhe ligj. Revolucioni demokratik është i pashmangshëm. Është jetik për shpëtimin e Shqipërisë. Do bëhet gjithçka që ai projekt të mos ndërtohet. Por do rrafshohet. Aty do ndërtohet teatri siç ka qenë. Kjo nuk ka diskutim. Ai do rrafshohet, do i lëshojë rrugën teatrit siç ka qenë. Do bëhet gjithçka për ta penguar.

sali berisha

Sondazh

Poll