Politike

Votimi për Avokatin e Popullit/ Berisha: Të gjitha pushtetet, veç kryebashkiakut të Shkodrës i ka qeveria

Berisha tha se lista e kandidaturave ishte dinjitoze dhe emrat u hodhën poshtën pasi Rama do të pushtojë AP

23 Dhjetor 2022, 12:25 Nga f.g
Votimi për Avokatin e Popullit/ Berisha: Të gjitha pushtetet,
Sali Berisha, kryetar i PD

TIRANE-Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi sot se me refuzimin për të votuar kandidatin e opozitës, Ledio Braho në krye të Avokatit të Popullit, maxhoranca tregoi se të gjitha pushtetet, përveç bashkisë Shkodër kërkon ti ketë për vete. Berisha tha se lista e kandidaturave ishte dinjitoze dhe emrat u hodhën poshtën pasi Rama do të pushtojë AP, si një institucion që nuk e ka ende nën kontroll. 

Sali Berisha: Parlamenti e mbylli vitin në mënyrën më moniste. Të gjitha pushtet, përveç kryetarit të Bashkisë së Shkodrës, tani i shkojnë qeverisë. Të gjithë kandidaturat që ishin në listë për t’u votuar, gjykoj se kjo ishte lista më dinjitoze që është paraqitur ndonjëherë, aty kishte përfaqësues të të përndjekurve politikë, si Besim Ndregjoni, i cili gëzonte mbështetje të gjerë të shtresës së tij dhe një kandidaturë e përkushtuar ditë dhe natë për të drejtat e njeriut ishte dhe veprimtari i shoqërisë civile, Altin Goxhaj. Ishin edhe juristë të njohur, të rinj, përfaqëues të gjeneratës së re si Dorian Gjokmarkaj dhe Ilir Dervishi. Pra, ishin një numër i konsiderueshëm dhe të gjithë ata u hodhën poshtë vetëm pse Edi Rama nuk pranonte asnjërin prej tyre, përveç atij që donte vetë. Ajo që patë në këtë proces, ishte, do të thosha procesi më i turpshëm, me të cilin Edi Rama haptas kërkoi të pushtojë të vetmin institucion që ai nuk e kontrollon. Në traditë, të këtij vendi dhe vendeve të tjera, është respektuar parimi i Avokatit të Popullit të emëruar nga opozita. 
Të gjithë ata që patën iluzion, se u fol për marrëveshje, Edi Rama përdori të njëjtën skemë si në rastin e zgjedhjes së presidentit. Bëri sikur po ia linte opozitës dhe në fakt u tall dhe nxori lakminë e tij të pafundme për pushtet dhe emëroi njeriun që deshi. Ky akt është dëshmi tjetër se monizmi përmbyset vetëm me revolucion.

Deklarata e Berishës vjen një ditë pas përplasjeve të forta në Kuvend, ku maxhoranca dhe opozita replikuan për kandidatët për tu votuar në krye të Avokatit të Popullit. Votimi për Avokatin u shty për seancën e radhës, në vitin 2023, sepse nuk u arritën 84 votat e nevojshme për anjërin kandidat. Opozita propozoi kandidaturën e Ledio Brahos, por Rama ua bëri të qartë që asnjë nga socialistët s'do e votonin pasi ai ishte një jurist që PS kishte fituar çdo gjyq. /Dosja.al

sali berisha avokati i popullit

Sondazh

Poll