Politike

Gjiknuri: Benet Beci për Shkodrën, kandidat i përshtatshëm

Gjatë komunikimit të tij me gazetarët, Gjiknuri theksoi se Beci është një kandidat i mirë, por nuk e konfirmoi kandidimin e tij.

23 Dhjetor 2022, 11:28 Nga I.A
Gjiknuri: Benet Beci për Shkodrën, kandidat i
Damian Gjiknuri

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Damian Gjiknuri ka theksuar se deputeti Benet Beci është një kandidat i përshtatshëm për kryebashkiak të Shkodrës. Gjatë komunikimit të tij me gazetarët, Gjiknuri theksoi se Beci është një kandidat i mirë, por nuk e konfirmoi kandidimin e tij.

Pjesë nga fjala:

A ka deputetë të maxhorancës që kanë shprehur dëshirën për të hyrë në garë për zgjedhje lokale

Gjiknuri: Qasja jonë ka qenë që deputeti të kryejë punën e tij, Beneti është një kandidaturë e mirë, do t’i bënte punë Shkodrës, por ky nuk është një konfirmim për emrin e tij. Si person mund të them që mund t’i bënte nder Shkodrës. Është fatkeqësi që pushteti në Shkodër nuk ka shkuar në krahun e socialistëve.

damian gjiknuri

Sondazh

Poll