Bota

'Vitin e ardhshëm do të jemi edhe më të fortë'/ Presidentja e Parlamentit Evropian krahë Ukrainës: Rusia shpreson të shohë ushtarët e lodhur

Ajo premtoi se vitin e ardhshëm do të jenë më përkrahë vendit të pushtuar.

21 Dhjetor 2022, 12:57 Nga a.l
'Vitin e ardhshëm do të jemi edhe më të
Roberta Metsola

ITALI- Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola ka shprehur mbështetjen ndaj Ukrainës teksa ka folur në seancën inauguruese të Konferencës së XV të Ambasadorëve të Italisë. Ajo u shpreh se Rusia kërkon të shohë Ukrainën të lodhur por  nuk do ia dalë. Ajo premtoi se vitin e ardhshëm do të jenë më përkrahë vendit të pushtuar, shkruajnë mediat italiane. 

"Vitin e ardhshëm do të duhet të jemi edhe më të fortë me Ukrainën. Ajo do të kthehet përsëri tek ne për mbështetje politike, humanitare, ushtarake, energjetike dhe financiare. Nuk mund të lejojmë të shfaqet lodhja, sepse kjo është ajo që Rusia shpreson: ata duan të shterojnë sistemet dhe durimi e ushtarëve ukrainas. Ne duhet të tregojmë të njëjtën qëndrueshmëri që kërkuam nga ukrainasit”, tha Roberta Metsola.

Sot presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka vizituar Uashingtonin është një sfidë për Vladimir Putin. Për këtë arsye, presidenti rus po përgatitet sot të bëjë njoftime të gjera ushtarake. Mediat e huaja bëjnë me dije se, presidenti rus po përgatitet të shpallë qëllimet ushtarake të vendit të tij për vitin 2023 në bisedime me zyrtarë të lartë të ministrisë së mbrojtjes. Përveç kësaj, ai planifikon të bëjë një bilanc të operacioneve ushtarake, duke iu drejtuar rreth 15,000 zyrtarëve ushtarakë nëpërmjet video-konferencës./Dosja.al

lufta ne ukraine godet ekonomine e gjerm roberta metsola

Sondazh

Poll