Bota

Plani për shitjen e dronëve 'Bayraktar' në Kosovë, Vuçiç: Do të ketë pasoja në marrëdhënien tonë me Turqinë

Vuçiç gjithashtu u shpreh se shpreson që së shpejti do të mund të mburren me një numër të konsiderueshëm të dronëve kamikazë dhe avionëve të tjerë.

21 Dhjetor 2022, 12:43 Nga a.l
Plani për shitjen e dronëve 'Bayraktar' në Kosovë,
Aleksandër Vuçiç

SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka reaguar lidhur me paralajmërimin e Turqisë e cila më herët tha se mund të shesë dronët 'Bayraktar' - TB2 në Kosovë. Në një vizitë në Azerbajxhan, Vuçiç u shpreh i revoltuar ndaj Turqisë duke thënë se kjo do të ndikojë në marrëdhëniet mes dy shteteve. Sipas mediave serbe Vuçiç gjithashtu u shpreh se shpreson që së shpejti do të mund të mburren me një numër të konsiderueshëm të dronëve kamikazë dhe avionëve të tjerë

Nuk është as lajm i lehtë dhe as i mirë për ne dhe kjo do të ndikojë në marrëdhëniet tona, edhe pse ne e respektojmë shumë presidentin Erdogan. Më mirë të flasësh një mijë ditë sesa të shkosh në luftë një ditë”, tha Vuçiç. 

Po ashtu Vuçiç gjatë deklaratës së tij nga Azerbajxhani u shpreh se, Gjermania dëshiron dominim të plotë në Ballkan. Ai shtoi se ushtria serbe është dhjetë deri në pesëmbëdhjetë herë më e fortë se dhjetë vjet më parë./Dosja.al

tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll