Bota

'Heqja e barrikadave mund të sjellë viktima'/ Ministri serb reagon pas deklaratave të Kurtit: Ka hallin e barrierave, jo të njerëzve

Vuçeviç tha se një deklaratë e tillë është e rrezikshme sepse tregon se Kurti nuk heq dorë nga kryerja e terrorit ndaj serbëve, dhuna dhe arritjet. 

21 Dhjetor 2022, 09:59 Nga a.l
'Heqja e barrikadave mund të sjellë viktima'/ Ministri serb
Millosh Vuçeviç

SERBI- Ministri serb i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviç ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Kurti i cili më herët tha se heqja e barrikadave mund të shkaktojë viktima. Sipas mediave lokale, Vuçeviç shprehet se atij nuk i interesojnë jetët njerëzore për heqjen e barrikadave dhe shtoi se një deklaratë e tillë është e rrezikshme sepse tregon se Kurti nuk heq dorë nga kryerja e terrorit ndaj serbëve, dhuna dhe arritjet. 

"Kurti dëshiron të paraqesë se vetëm ato barriera janë problem, gjithçka tjetër është ideale, kështu që kur ta heqin, sado njerëz të vuajnë nga të dyja palët, pas kësaj gjithçka do të jetë ideale”, tha Vuçeviq.

Tensionet në veriu të Kosovës vazhdojnë. Sot është dita e 12 që nga vendosja e barrikadave në disa rrugë kryesore në tri komuna veriore të Kosovës, në Leposaviq, Zveçan e Zubin Potok. Policia e Kosovës ka mbyllur vendkalimet në Jarinje dhe Bërnjak. Sakaq në dy lagje janë dëgjuar shpërthime me shok-bomba, ku fatmirësisht nuk u raportua për të lënduar./ Dosja.al

tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll