Bota

Ishin fshehur në skafe në Oqeanin Paqësor/ Sekuestrohen 3 tonë kanabis në Kosta Rika, arrestohen 7 persona

Në aksionin e fundit janë arrestuar 3 persona nga Kolumbia duke e çuar në 7 numrin e të arrestuarve. 

21 Dhjetor 2022, 10:17 Nga a.l
Ishin fshehur në skafe në Oqeanin Paqësor/  Sekuestrohen 3
Costa Rica

SHBA- Një tjetër operacion blic është zhvilluar ditën e sotme në Kosta Rika, Burime nga mediat lokale bëjnë me dije se janë sekuestruar 3. 2 tokë kanabis të fshehura në skafe në Oqeanin Paqësor. Operacioni i sotëm është vazhdim i një operacioni të zhvilluar më parë, ku u arrestuan katër persona nga Nikuaragua. Ndërsa në aksionin e fundit janë arrestuar 3 persona nga Kolumbia duke e çuar në 7 numrin e të arrestuarve. 

Në vitin 2021, autoritetet e Kosta Rikës njoftuan se kishin arritur të kapnin 71 ton drogë kryesisht kokainë dhe kanabis. Në të njëjtin vit, konfiskimet e drogës në Amerikën Qendrore arritën në 248 tonë, sipas llogaritjeve të AFP bazuar në njoftimet e autoriteteve.

operacion antidroge ne kosta rika

Sondazh

Poll