Bota

Përdhunoi dhe vrau brutalisht një 15- vjeçare/ Arrestohet pas 47 vitesh autori, si i shpëtoi burgut

Arrestimi i tij është bërë falë provave të reja të ADN-së. Tashmë i moshuari nga Skocia do të përballet me akuzën për veprat e rënda penale,  përdhunim dhe vrasje nga gjykata e Huntingdon-it.

21 Dhjetor 2022, 11:32 Nga a.l
Përdhunoi dhe vrau brutalisht një 15- vjeçare/ Arrestohet pas
Dennis McGory

SHBA- Dennis McGory është arrestuar pas 47 vitesh nga policia pasi akuzohet për përdhunimin e një 15- vjeçareje në vitin 1975. Sipas Dailymail, McGrory aktualisht 75- vjeç i shpëtoi drejtësisë për gati 50 vjet, duke u paraqitur si një person i qëndrueshëm i komunitetit që organizonte netët e pijeve në pijetore me miqtë e tij, teksa shpesh shihej duke shëtitur qenin e tij të vogël Bubbles.

75- vjeçari ishte vetëm 28 vjeç kur përdhunoi dhe më pas vrau brutalisht Jacqui Montgomery në shtëpinë e saj në veri të Londrës. Ai u mor në pyetje nga hetuesit por mohoi gjithçka. Arrestimi i tij është bërë falë provave të reja të ADN-së. Tashmë i moshuari nga Skocia do të përballet me akuzën për veprat e rënda penale,  përdhunim dhe vrasje nga gjykata e Huntingdon-it./Dosja.al

dennis mcgory

Sondazh

Poll