Bota

Vizita e Zelenskyyt në Uashington sfidon Putin, presidenti rus gati të shpallë vendimet ushtarake për vitin 2023

Presidenti rus po përgatitet të shpallë qëllimet ushtarake të vendit të tij për vitin 2023 në bisedime me zyrtarë të lartë të ministrisë së mbrojtjes.

21 Dhjetor 2022, 12:30 Nga a.l
Vizita e Zelenskyyt në Uashington sfidon Putin, presidenti rus gati të
Volodymyr Zelesnkyy dhe Vladimir Putin

UKRAINË- Vizita e presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy në Uashington është në qendër të vëmendjes nga komuniteti ndërkombëtar ditën e sotme. Pasi sot njëherësh shënohet edhe dita e 300 e luftës së Putinit në shtetin ukrainas. Uashingtoni është gati të dorëzojë një sistem kundërajror Patriot në Kiev.

Siç raportojnë edhe mediat e huaja, me rastin e udhëtimit të parë ndërkombëtar të Zelenskyyt që nga 24 shkurti, kur filloi lufta ruse në atdheun e tij, presidenti amerikan do të shpallë një paketë të rëndësishme mbështetjeje për Ukrainën, e cila do të përfshijë, sipas një zyrtari të lartë amerikan, një komponent  të raketave 'Patriot'.

"Vizita e udhëheqësit Volodymyr Zelensky në Uashington konfirmon se Shtetet e Bashkuara do të mbështesin Ukrainën për aq kohë sa duhet”, tha sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karin Jean-Pierre .

Megjithatë, vizita e Zelenskyt në Uashington është një sfidë për Vladimir Putin. Për këtë arsye, presidenti rus po përgatitet sot të bëjë njoftime të gjera ushtarake. Mediat e huaja bëjnë me dije se, presidenti rus po përgatitet të shpallë qëllimet ushtarake të vendit të tij për vitin 2023 në bisedime me zyrtarë të lartë të ministrisë së mbrojtjes. Përveç kësaj, ai planifikon të bëjë një bilanc të operacioneve ushtarake, duke iu drejtuar rreth 15,000 zyrtarëve ushtarakë nëpërmjet video-konferencës. Ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu do të trajtojë në mënyrë specifike përparimin e operacionit special ushtarak, siç e quan Kremlini luftën e Putinit në Ukrainë.

Më 21 dhjetor, presidenti rus Vladimir Putin do të zhvillojë një takim të zgjeruar me zyrtarë të Ministrisë ruse të Mbrojtjes. Aty do të përmblidhet puna e forcave të armatosura ruse në vitin 2022 dhe do të përcaktohen detyrat për vitin e ardhshëm./Dosja.al

lufta ne ukraine zelenskyy viziton uashington

Sondazh

Poll