Bota

'Nëse ndryshimi i klimës nuk rregullohet...'/ Bill Gates paralajmëron: Nipërit tanë do të rriten në një botë të keqe

Ndër të tjera në letrën e tij përmbyllëse të këtij viti, shkruan se lajmi i keq është se emetimet e gazeve serrë janë ende në rritje. Ndërsa lajmi i mirë sipas tij është se investimet në zgjidhjet e teknologjisë klimatike po i kalojnë pritshmëritë. 

21 Dhjetor 2022, 09:16 Nga a.l
'Nëse ndryshimi i klimës nuk rregullohet...'/ Bill Gates
Bill Gates

SHBA- Bill Gates, një nga njerëzit më të pasur në Botë kanë bërë një paralajmërim shqetësues për brezat e ardhshëm. Në letrën e tij të fundvitin të publikuar një ditë më parë, Gates shkruan se nëse ndryshimi i klimës nuk rregullohet, brezat e ardhëshm, ose siç specifikon ai, nipërit tanë do të rriten në një botë më të keqe, shkruan cnbc. 

Unë mund ta përmbledh zgjidhjen për ndryshimin e klimës në dy fjali: Ne duhet të eliminojmë emetimet globale të gazeve serrë deri në vitin 2050. Moti ekstrem po shkakton tashmë më shumë vuajtje dhe nëse nuk arrijmë në emetimet neto zero, nipërit tanë do të rriten në një botë që është në mënyrë dramatike më keq", shkruan Gates. 

Implikimet janë të mëdha dhe po ashtu edhe sfida. Gates filloi të punonte për ndryshimin e klimës kur mësoi për betejat e fermerëve të vegjël në vendet ku organizata e tij. 

Arritja në zero do të jetë gjëja më e vështirë që njerëzit kanë bërë ndonjëherë. Ne duhet të revolucionarizojmë të gjithë ekonominë fizike – si i bëjmë gjërat, si lëvizim, prodhojmë energji elektrike, rrisim ushqimin dhe qëndrojmë të ngrohtë dhe të freskët – në më pak se tre dekada", shkruan ai. 

Ndër të tjera në letrën e tij përmbyllëse të këtij viti, shkruan se lajmi i keq është se emetimet e gazeve serrë janë ende në rritje. Ndërsa lajmi i mirë sipas tij është se investimet në zgjidhjet e teknologjisë klimatike po i kalojnë pritshmëritë. 

Në letër Gates gjithashtu shfaqet emocional, duke ndarë me të gjithë lajmin se shumë shpejt do të bëhet gjysh, pasi vajza 26-vjeçare e tij Jennifer, dhe bashkëshorti i saj, Nayel Nassar, janë në pritje të fëmijës së tyre të parë në vitin 2023.

Bill Gates financon përshtatjen klimatike përmes sipërmarrjes 'Fondacioni Gates', dhe ai investon në kompanitë e teknologjisë klimatike përmes firmës së tij të investimeve, Breakthrough Energy Ventures./Dosja.al

bill gates

Sondazh

Poll