Bota

E paprecedentë/ Rusia kërkon mbylljen e grupit më të vjetër të të drejtave të njeriut në vend

Ky veprim vjen në mes të një fushate të Kremlinit për të mposhtur kritikat për luftën në Ukrainë.

21 Dhjetor 2022, 09:25 Nga I.A
E paprecedentë/ Rusia kërkon mbylljen e grupit më të
Lyudmila Alekseyeva

RUSI- Ministria e Drejtësisë në Rusi po kërkon mbylljen e grupit më të vjetër të të drejtave të njeriut në vend, Grupi i Helsinkit në Moskë (MHG). Ky veprim vjen në mes të një fushate të Kremlinit për të mposhtur kritikat për luftën në Ukrainë.

Mocioni u shfaq në faqen e internetit të ministrisë së më 20 dhjetor. MHG u krijua në vitin 1976 nga disidentë të njohur të asaj kohe, në shtëpinë e fizikantit dhe disidentit sovjetik, Andrei Sakharov.

Anëtarët grupit u arrestuan ose u detyruan të lëshojnë vendin, pasi u themelua MHG. Grupi ringjalli aktivitetin e tij në Rusi në fund të vitit 1980.

Marrë nga REL

mhg grupi i helsinkit në moskë rusi

Sondazh

Poll