Politike

Berisha thirrje deputetëve: Thirrini mendjes e mos e votoni Dvoranin, thuhet se ka një marrëveshje, por ai e ka vendin në burg!

Berisha tha se ka dëgjuar se ka një marrëveshje mes deputetëve për ta kaluar Dvoranin dhe shtoi se asnjë deputet nuk duhet të 'lajthisë' që ta bëjë një gjë të tillë. 

21 Dhjetor 2022, 13:19 Nga F.M
Berisha thirrje deputetëve: Thirrini mendjes e mos e votoni Dvoranin,
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha u ka bërë thirrje deputetëve që të mos e votojnë Aridan Dvoranin si gjyqtar për në Kushtetuese në seancën plenare që pritet të nisë në orën 15:00. I pranishëm në mbledhjen e grupit parlamentar, Berisha tha se ai e ka vendin në urg, pasi është njeriu që shkel çdo ligj. Berisha tha se ka dëgjuar se ka një marrëveshje mes deputetëve për ta kaluar Dvoranin dhe shtoi se asnjë deputet nuk duhet të 'lajthisë' që ta bëjë një gjë të tillë. 

Pjesë nga fjala e Berishës: 

Tani na vjen ky, ky që nejt 16 vite, apo 15 anëtar gjykate, asnjë votë nuk mund të marrë. Ftoj çdo deputet, të mos bëjë gabimin e tmerrshëm të votojë këtë person, thuhet se ka një marrëveshje, por ky person e ka vendin në burg dhe askund tjetër për fshehjen e pasurisë, për gjykimin në konflikt interesi. Të gjitha të faktuara nga Komisioni i Venecias. Ky sillet sot për ta votuar për anëtar të gjykatës kushtetuese. Pas tij është edhe ajo tjetra Semini. Këta e kanë bërë seksion partie drejtësinë,. Në front për të poshtëruar parlamentin shqiptar kanë nxjerrë Dvoranin. Duhet të qëndrojmë me të gjithë mundësitë tona dhe të qartësojmë shqiptarët se çfarë po ndodh me ne. Si hije e zezë do ta ndjekë ai ligj, i heqjes së parashkrimit për kryeministrit dhe ministrat sepse në mënyrë absolute do të lobohet në të gjithë botën dhe do të detyrojë hajdutët t’i thërrasin mendjes sepse nesër sapo të largohen nga detyra e kanë vendin para drejtësisë

sali berisha berisha mbledh grupin 21 dhjetor 2022

Sondazh

Poll